Ngrihet “info kulla” në Mirditë për turistët

schedule14:08 - 8 Dhjetor, 2017

schedule 14:08 - 8 Dhjetor, 2017

Për mysafirët në Mirditë, apo edhe ata që do të udhëtojnë përgjatë rrugës se kombit tashmë do të ketë një shtëpi pritëse.

Në afërsi të Rubikut u vendos kjo kullë që do të shërbejë si zyrë e informimit turistik.

Ajo është quajtur Info Kulla dhe u realizua nga bashkëpunimi i Bashkisë Mirditë dhe shoqatës partneritet Austri – Shqipëri.

Informacion që shoqërohet edhe me përshkrimin e tyre viziv është i vendosur në të dy katet e kësaj kulle në hyrje të Mirditës që sinjifikon edhe vetë traditën.

Ndalja e migrimit dhe emigrimit të të rinjve nga kjo zonë ka qenë shtysa kryesore që austriakja Marjan Graf adresoi këtë vëmendje në Mirditë dhe gjithë Malësinë e Veriut dhe është e bindur se Info Kulla do të ketë sukses.

Në të ishte e pranishme edhe Lindta Nikolla ministre e arsimit dhe njëherazi deputete e qarkut Lezhë, sipas të cilës ky është një tjetër mësim që Graf prezanton për Mirditën dhe jo vetëm.

Info Kulla Mirditë e ngritur në shërbim të turizmit është unike në Shqipëri dhe do të jetë pika kryesore e referimit për vizitorët e turistët e ndryshëm./abcnews.al

 

https://youtu.be/1G6qh-Qjo0Q

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!