RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë zhvilluan një operacion në qytetin e Elbasanit, për kapjen e elementëve të kërkuar dhe kriminale. Sipas policisë në pranga përfundoi Florenc Çapja dhe u shpall në kërkim Suel Çela, të akuzuar nga prokuroria për disa vepra të rënda kriminale të ndodhura vite më parë. Në total u shoqëruan për verifikim rreth 60 persona dhe u kontrolluan 30 objekte.
Rreth 100 Forcat Speciale të RENEA-s dhe të Forcave të ndërhyrjes së shpejtë iu rikthyen edhe njëherë kontrolleve blic në qytetin e Elbasanit.
Në pranga përfundoi Florenc Çapja i akuzuar për disa vepra të rënda penale të ndodhur në qytetin e Elbasanit. Ndërsa u shpall në kërkim Suel Çela.
“Për Proçedimin Penal nr. 40 viti 2006 nga hetimet e zhvilluar ka rezultuar se, autor i kësaj ngjarje është shtetasi :
F.Ç, 38 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan lagjia “Emin Matraxhiu”. Për këtë shtetas u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 477 datë 11.06.2019, per të cilin ishte caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim të mbetur tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Për Proçedimin Penal nr. 627 viti 2013 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se, autorë të kësaj ngjarje janë shtetasit :
M.L (alias S.Ç), 31 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia 5 Maji”, aktualisht person i shpallur në kërkim për një tjetër vepër penale.”
Operacioni “forca e ligjit” i koduar “Krasta” kishte si qëllim goditjen e grupeve krimanale që operojnë prej vitesh në qytetin e Elbasanit, ku janë shënuar disa viktima.
“Që bën fjalë për vrasjen e shtetasit G.B (alias A.M) dhe të babait të tij shtetasit N.B, ngjarje e ndodhur më datë 15.08.2012, në lagjen “Çlirimi” Elbasan. Proçedimit Penal nr 40 të vitit 2006, i rregjistruar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim mbetur tentativë”, “Mbajtjes pa leje armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 78-22, 278/2 të Kodit Penal, që bën fjalë për tentativën e vrasjes së shtetasit F.M, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2006 në Elbasan”.
Ndërkohë u arrestuan edhe janë arrestuar 8 persona punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të sektorit privat.
“Në kuadër të hetimeve të kryera mbi Proçedimin Penal nr 627 viti 2017, është bërë e mundur të dokumentohet aktiviteti jashtëligjshëm në lidhje me disa veprime korruptive, të kryera nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të sektorit privat. Si rezultat i hetimeve u arrit që përmes provave ligjore të dokumentohej aktivitetit korruptiv i shtetasve të mëposhtëm, si dhe u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest me Burg”.
Policia gjatë konferencës për shtyp theksoi se u sekuestruan edhe armë e municione luftarake.
-Revolver “Nagant” me mulli , me gjashtë fishekë, kalibër 9 mm.
-Pistoletë gjysëm automatike e markës “Zoraki”, me gjashtë fishekë, kalibri 7.65 mm
-Nje krehër pistolete TT, me katër fishekë, model 54.
-26 copë fishekë, model 54.
-4 jelekë antiplumb
-Një shkop metalik nga ata me hapje me stampo police USING
-Një portofol lëkure me stampe policia e shtetit”.
RENEA u mbështet Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë dhe policia lokale, efektivet e se cilës u mbajtën rreptësishtë nën kontroll për të mos pasur mundësi dekonspirimi të aksionit. Në total u kontrolluan 30 banesa, resorte, lokale dhe ambiente të dyshuara se mund përdoren nga eksponentë të krimit të organizuar.
Disa pjesëtarë të fisit Çapja në Elbasan janë arrestuar si dhe janë shpallur në kërkim nga policia e shtetit gjatë një operacioni që nisi sot në mëngjes, i koduar “Krasta”.
Policia sqaron se janë zbardhur dhe dokumentuar tri ngjarje kriminale të ndodhur vite më parë.
Por kush janë shtetasit e arrestuar në këtë operacion?
Nga materialet e Policisë Gjyqsore:
“1. Florenc Çapja, 38 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan lagjia “Emin Matraxhiu”. Për këtë shtetas u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 477 datë 11.06.2019, per të cilin ishte caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim të mbetur tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
Për Proçedimin Penal nr. 627 viti 2013 nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se, autorë të kësaj ngjarje janë shtetasit :
- Marjus Lulaj (alias Suel Çela), 31 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia 5 Maji”, aktualisht person i shpallur në kërkim për një tjetër vepër penale.
- Endri Çopja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale dhe vendimi ndaj këtij shtetasi u ekzekutua në ambientet e IEVP Elbasan.
Për Proçedimin Penal nr. 1121 viti 2012 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se autorë të kësaj ngjarje janë shtetasit:
- Ervis Bardhi, 38 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Elbasan, “Lagjia Shënkoll”, i cili është shpallur në kërkim.
- Etien Cani, 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia Çlirimi” i cili është shpallur në kërkim.
Si rezultat i hetimeve u arrit që përmes provave ligjore të dokumentohej aktiviteti korruptiv i shtetasve të mëposhtëm, si dhe u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest me Burg” për veprat penale:
“Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,
“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” parashikuar nga nenet 244, 245/1,2, dhe 149/a,
- Bledar Karaj, 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
- Adem Boriçi, 61 vjeç, lindur e banues në Elbasan.
- Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë.
- Suela Musta, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
- Izmir Hajdari, 51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
- Artan Drazhi, 34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,
- Shkelqim Sula, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim.
- Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë”./ABC News Albania 24/7