I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Në një postim në Tëitter ajo shkruan se: jemi dakord që Presidenti i takon Republikës dhe Republika u takon qytetarëve, por ju e keni humbur të drejtën të qëndroni në zyrën e Presidentit, sepse Presidenti i takon Republikës jo Lulit dhe Monikës.
“Zoti Meta, jemi dakord me ju “Shqipëria është Republikë. Presidenti i takon Republikës dhe Republika u takon qytetarëve!”. Pikërisht për sa jemi dakord këtu, ju e keni humbur të drejtën të qëndroni në zyrën e Presidentit. Sepse Presidenti i takon Republikës jo Lulit dhe Monikës”. /abcnews.al



