Në pranga kryeplaku i fshatit Penkovë dhe i biri

schedule18:11 - 13 Qershor, 2019

schedule 18:11 - 13 Qershor, 2019

Babë e bir janë arrestuar nga Policia e Vlorës pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

57-vjeçari me detyrë kryeplak i fshatit Penkovë dhe i biri kishin mbjellë përreth banesës së tyre bimë dhe fidanë të dyshuara të llojit kanabis sativa.

Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, policia gjeti dhe asgjesoi bimët narkotike./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!