Basha: Shkarkimi i Metës, teatër për të larguar vëmendjen nga skandalet

schedule14:23 - 13 Qershor, 2019

schedule 14:23 - 13 Qershor, 2019

Një teatër është për Lulzim Bashën debati i parlamenti mbi dekretin e presidentit për anulimin e zgjedhjeve.

Në një konferencë për shtyp me gazetarët kryetari i Partisë Demokratike tha se qëllimi i kësaj seance parlamentare është shfokusimi nga problem i vërtetë.

Farsa për shkarkimin e Presidentit përfundoi në rezolutë dhe po vazhdon tani orët e pasdites për t’u shndërruar në qortim, nuk është gjë tjetër veç pjesë e këtij teatri për të cilën Edi Rama ka nevojë jetike ta largojë vëmendjen nga kriza e thellë ku ju ka zhytur ju dhe familjet tuaja”, tha Basha.

Pavarësisht se e vlerëson aktin e presidentit nuk beson se do të arrihet qëllimi që kryetari i shtetit pretendon.

Që shqiptarët të zgjidhin një herë e mirë problemet që u ka shkaktuar kjo qeveri nuk duhet të ngrenë kokën lart nga Zoti sepse janë ata vetë Zota të fatit të tyre, tha kryedemokrati Basha.

Në bashkëpunim me mafien Edi Rama po e çon vendin drejt grushtit të shtetit paralajmëroi Lulzim Basha, i cili i ftoi shqiptarët të mos presin më por të vazhdojnë betejën për largimin e tij duke i dhënë kështu vendit mundësinë që të mos refuzohet më nga Bashkimi Evropian./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!