Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas mëngjesin es otëm dhe katër sulme të njëpasnjëshme pasuan alarmin.
Kryebashkiaku foli për disa shpërthime në qendër të qytetit vetëm disa orë pasi Vladimir Putin “akuzoi” forcat ukrainase se shkaktuan shpërthimin në urën e Krimesë.
Sipas shërbimeve të urgjencës së Ukrainës, nga shpërthimet raportohet për 11 viktima dhe 64 të plagosur.
Anton Gerashenko, këshilltar i Ministrit të Sigurisë së Ukrainës, njoftoi se një raketë ra pranë monumentit Hrushevsky.
Zhurmat e shpërthimeve u regjistruan edhe në transmetimin e drejtpërdrejtë të BBC-së nga Kievi.
Deputeti ukrainas Alexei Gondsarenko foli për raketat që binin “pikërisht në qendër të qytetit”. “Veturat po digjen dhe janë dëmtuar xhamat. Ka njerëz të vdekur”, ka shkruar ai në Twitter.
Sipas informacioneve, ka të paktën tre shpërthime në qendër të Kievit.
16:39- Sulmet ruse në Ukrainë, reagon shefi i OKB: Civilët paguajnë çmimin më të lartë
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres është thellësisht i tronditur nga sulmet e sotme me raketa në shkallë të gjerë në Ukrainë, tha zëdhënësi i tij.
“Vala e sulmeve raportohet se rezultoi në dëme të përhapura në zonat civile dhe çoi në dhjetëra njerëz të vrarë dhe të plagosur dhe përbën një tjetër përshkallëzim të papranueshëm të luftës”, tha Stéphane Dujarric në një deklaratë.
“Si gjithmonë, civilët po paguajnë çmimin më të lartë”, shtoi ai.
15:48- Macron: Po shohim një ndryshim të madh në natyrën e luftës në Ukrainë
Sulmet me raketa në Ukrainë, presidenti francez Macron i ka cilësuar si një ndryshim të natyrës së luftës në Ukrainë.
“Këto sulme të qëllimshme nga Rusia kundër të gjithë territorit ukrainas dhe kundër civilëve përbëjnë një ndryshim të thellë në natyrën e kësaj lufte ,” tha presidenti francez, duke shtuar se ai do të mblidhte menjëherë këshilltarët e tij diplomatikë dhe ushtarakë për të shqyrtuar situatën.
Macron më herët shprehu mbështetjen e tij të plotë për Ukrainën gjatë bisedës së tij telefonike me Presidentin Volodymyr Zelensky dhe shprehu angazhimin e Francës për rritjen e ndihmës ushtarake për Kievin, duke përfshirë dërgimin e pajisjeve ushtarake.
Rusia nisi sulmet me raketa anembanë Ukrainës gjatë mëngjesit të sotëm, duke goditur objektiva civile, duke vrarë civilë dhe duke shkatërruar infrastrukturën në një shënjë hakmarrjeje ndaj shpërthimit të urës së Kerçit, të cilën Putin e përshkroi si një “sulm terrorist”.
15:36- Raketat ruse mbi një tjetër shtet europian, jepet alarmi
Një numër i madh raketash të lëshuara nga avionë dhe anije ruse goditën sot qytetet ukrainase, si një formë e hakmarrjes së Putinit ndaj sulmit të Ukrainës kundrejt urës së ngushticës Kerch që lidh Rusinë me Krimenë.
Three cruise missiles launched on Ukraine this morning from Russian ships in the Black Sea crossed Moldova’s airspace.
I instructed that Russia’s ambassador be summoned to provide an explanation.
— Nicu Popescu (@nicupopescu) October 10, 2022
15:35- Sulmet e Rusisë në qytetet e Ukrainës, shefja e KE-së zotohet të qëndrojë pranë Kievit
Liderët ndërkombëtarë kanë vijuar që të reagojnë ashpër ndaj sulmeve në Kiev dhe në qytete të tjera ukrainase mëngjesin e së hënës.
Presidentja e Këshillit Evropian Ursula von der Leyen shkroi në një postim në Twitter të hënën se është “shokuar nga sulmet mizore në qytetet ukrainase.”
“Rusia e Putinit i ka treguar sërish botës se çfarë përfaqëson: brutalitetin dhe terrorin. E di që ukrainasit do të qëndrojnë të fortë. Ne do të qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa të duhet, me të gjitha mjetet që kemi”, shkroi shefja e KE-së në Twitter.
Shocked and appalled by the vicious attacks on Ukrainian cities.
Putin’s Russia has again shown the world what it stands for: brutality and terror.
I know that Ukrainians will stay strong.
We will stand with Ukraine for as long as it takes, with all the means we have. pic.twitter.com/Q9wgh62nzF
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) October 10, 2022
Ndërkohë, Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola shkroi të hënën në Twitter se ajo që po ndodh tani në Kiev është e pështirë.
“I tregon botës sërish, regjimin me të cilin po përballemi: Një që shënjestron pa dallim. Një që sjell tmerr dhe vdekje mbi fëmijët. Kjo është kriminale. Ata do të mbajnë përgjegjësi. Ukraina do të fitojë. Evropa nuk do të qëndrojë duarkryq.”
15:23- Ndërmjetësimi për bisedime mes palëve, Erdogan pritet të takohet me Putinin në Kazakistan
Presidenti rus Vladimir Putin mund të takohet me homologun e tij turk, Recep Erdoğan gjatë një samite që do të mbahet në Kazakistan këtë javë. Lajmin e ka bërë të ditur Kremlini.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u shpreh për gazetarët e është e mundur që palët të diskutojnë rreth propozimit të Turqisë për të ndërmjetësuar bisedime mes Rusisë dhe Perëndimit rreth Ukrainës.
15:22- Lukashenko: Ukraina po përgatit sulm ndaj Bjellorusisë
Lideri autoritar i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, një aleat i ngushtë i liderit rus Vladimir Putin, tha se Ukraina po përgatit një sulm ndaj shtetit të tij, duke përmenduar faktin se Rusia dhe Bjellorusia do të dislokojnë një task-forcë të përbashkët ushtarake, shkruan BBC.
“Mos llogarisni një numër të madh trupash të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse. Por do të jenë më shumë se 1,000 njerëz,” citohet të ketë thënë Lukashenko.
Lukashenko, një aleat i ngushtë i Vladimir Putin, tha se të dy vendet filluan të vendosin trupat dy ditë më parë, me sa duket pas shpërthimit në urën e Krimesë. Por ai nuk përmendi se ku do tëvendosen trupat.
Lukashenko pohoi gjithashtu se Ukraina po përgatiste një sulm në territorin e vendit të tij.
“E kam thënë tashmë se sot Ukraina nuk po diskuton vetëm, por po planifikon sulme në territorin e Bjellorusisë”, tha Lukashenko.
“Përgjigja ime ishte e thjeshtë: “Thuajini presidentit ukrainas dhe të çmendurve të tjerë se ura e Krimesë do të duket si një shëtitje në park nëse prekin qoftë edhe një metër të territorit tonë me duart e tyre të pista”.
Forcat ruse e kanë përdorur territorin e Bjellorusisë për të nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke dërguar ushtarë dhe pajisje në veri të Ukrainës, përmes bazave në Bjellorusi.
15:05- Kriza ushqimore, OKB-ja bën thirrje për zgjatjen e marrëveshjes së grurit
Marrëveshja për eksportet e grurit të Ukrainës, e cila skadon më 22 nëntor duhet të zgjatet me një vit, sipas një deklaratë të një zyrtari të OKB -së i përfshirë në negociata.
Shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths tha se kishte besim se marrëveshja do të rinovohej, të paktën për një vit deri në korrjen e ardhshme.
Më 22 korrik janë nënshkruar dy marrëveshje nën mbikëqyrjen e OKB-së, për eksportin e drithërave nga Ukraina dhe për lehtësimin e eksporteve ruse të ushqimit dhe plehrave pavarësisht sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore ndaj Rusisë.
Megjithatë, Moska ankohet se nuk mund të shesë, pavarësisht kësaj marrëveshjeje, prodhimin dhe plehrat e saj për shkak të sanksioneve që prekin kryesisht sektorin ekonomik dhe logjistik.
Griffiths vuri në dukje sot se eksporti i plehrave dhe drithërave nga Rusia është jashtëzakonisht i rëndësishëm për fermerët.
“Një nga shqetësimet që na kujtojnë miqtë tanë ukrainas është se fermerët duhet të dinë sa më shpejt nëse ia vlen të mbjellin për korrjen e vitit të ardhshëm,” vuri në dukje ai.
15:02- Lufta në Ukrainë, Kina bën thirrje për de-përshkallëzim të luftës
Një nga aletatë tredicionale të Rusisë, Kina, bëri thirrje për de-përshkallëzim të dhunës në Ukrainë.
Një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze shprehu shpresën dhe dëshirën që luftës t’i vijë fundi së shpejti. Sipas agjencisë Reuters, zyrtari bëri deklaratat specifike kur u pyet për sulmet ajrore të kryera nga Moska të hënën në mëngjes.
Shqetësimi i komunitetit ndërkombëtar është bërë i dukshëm, pas deklaratave të forta të presidentit rus, Vladimir Putin për përdorimin e armëve bërthamore.
14:41- Pas sulmeve në Kiev, Macron zotohet të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron shprehu shqetësimin e tij për sulmet me raketa ruse kundër Ukrainës duke theksuar edhe një herë mbështetjen e tij të plotë për vendin gjatë bisedës telefonike me Presidentin Volodymyr Zelensky.
Ai gjithashu shprehu angazhimin e Francës për rritjen e ndihmës ushtarake për Kievin, duke përfshirë dërgimin e pajisjeve ushtarake.
Rusia nisi sulme me raketa anembanë Ukrainës gjatë mëngjesit të sotëm, duke goditur objektiva civile, duke vrarë 10 civilë dhe duke shkatërruar infrastrukturën civile në shenjë hakmarrjeje ndaj shpërthimit të urës së Kerçit, të cilën Putin e përshkroi si një “sulm terrorist”.
“Ai përsëriti mbështetjen e tij absolute dhe të plotë për Presidentin Zelensky dhe angazhimin e Francës për rritjen e mbështetjes ndaj Ukrainës në përgjigje të nevojave të shprehura nga Kievi, duke përfshirë ndihmën në pajisje ushtarake,” thuhet në deklaratë.
14:40- “Të paralajmëruam Zelensky”, lideri çeçen: Ik para se të goditesh, mos i kthe sytë nga Perëndimi
Kreu i Çeçenisë, Ramazan Kadyrov, ka thënë se tani është absolutisht i kënaqur me zhvillimin e të ashtuquajturit “operacionit special” në Ukrainë, raporton Tass.
Më herët Kadyrov kishte kritikuar komandën e lartë të Moskës për disfatat në fushën e betejës.
“Tani jam njëqind për qind i kënaqur me mënyrën se si po zhvillohet operacioni special ushtarak”, shkroi ai në kanalin e tij Telegram të hënën.
“Ne të paralajmëruam, Zelensky, se Rusia nuk ka filluar ende me të vërtetë. Mos u anko si llum. Më mirë ik, para se të goditesh. Ik. Ik, Zelensky, ik pa kthyer sytë nga Perëndimi”, shtoi Kadyrov
14:23-Sulmet në Ukrainë, dëgjohen sërish sirenat e alarmit në Kiev
Në Kiev janë dëgjuar sërish sirenat e alarmit, duke paralajmëruar për një sulm të mundshëm ajror, shkruan The Guardian.
Të hënën në mëngjes, forcat ruse sulmuan me raketa disa qytete në Ukrainë.
Deri më tani janë raportuar 10 viktima dhe 60 të plagosur.
Ndërkohë që Kremlini ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit, duke e cilësuar si pjesë të “operacionit special ushtarak”.
14:07- NATO dënon sulmet ruse: Do të mbështesim Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme
NATO ka reaguar pas sulmeve me raketa ruse mëngjesin e sotëm, në të cilin mbetën të vrarë 10 persona dhe u plagosën 60 të tjerë.
Në një telefonatë me Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba ai siguroi këtë të fundit se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme.
“Bisedova me Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba, i cili dënoi sulmet e tmerrshme dhe pa dallim të Rusisë ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë.
NATO do të vazhdojë të mbështesë popullin e guximshëm ukrainas në luftën e tyre kundër agresionit të Kremlinit për aq kohë sa të jetë e nevojshme,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një postim në Twitter.
13:55- Kërcënon Medvedev: Episodi i parë është luajtur, do të ketë edhe të tjerë
“Episodi i parë është luajtur. Do të ketë edhe të tjerë.”
Ky paralajmërim ogurzi për Ukrainën vjen nga ish-Presidenti dhe propagandisti aktual i Putinit, Dmitry Medvedev.
Duke shkruar në Telegram, ai përsëriti atë që është thënë shpesh nga Moska gjatë gjithë konfliktit për të justifikuar brutalitetin e tij.
“Episodi i parë është luajtur. Do të ketë edhe të tjerë.”
“Dhe më tej. Unë do të shpreh qëndrimin tim personal. Nuk mund të mos e përmend tani. Shteti ukrainas në konfigurimin e tij aktual me regjimin politik nazist do të përbëjë një kërcënim të vazhdueshëm, të drejtpërdrejtë dhe të qartë për Rusinë.
“Prandaj, përveç mbrojtjes së popullit tonë dhe mbrojtjes së kufijve të vendit, qëllimi i veprimeve tona të ardhshme, për mendimin tim, duhet të jetë shpërbërja e plotë e regjimit politik të Ukrainës.”
13:54- Inteligjenca ukrainase: Rusia po planifikonte sulmet prej ditësh
Rusia i kishte planifikuar sulmet me raketa të së hënës në qytetet e Ukrainës që nga fillimi i tetorit, tha inteligjenca ushtarake ukrainase. Vala e koordinuar e sulmeve goditi disa rajone, duke përfshirë Kievin, Lviv dhe Kharkiv, shkruan skynews.
Moska gjithashtu pranoi sulmet duke thënë se kishte në shënjestër infrastrukturën energjetike, ushtrinë dhe logjistikën.
“Forcat pushtuese ruse morën udhëzime nga Kremlini për të përgatitur sulme masive me raketa në infrastrukturën civile të Ukrainës më 2 dhe 3 tetor”, thuhet në një deklaratë.
Më herët, Vladimir Putin tha se sulmet që synonin qytetet në Ukrainë ishin si hakmarrje për sulmin në urën e Krimesë.
13:18 – Sulmi me raketa në Kiev,10 viktima dhe 60 të plagosur
Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një valë sulmesh me raketa ruse në të gjithë Ukrainën të hënën, sipas skynews.
Policia ukrainase tha se të paktën 60 persona u plagosën, megjithëse ka të ngjarë që numri të rritet.
Më herët, autoritetet në Kiev thanë se tetë persona kishin humbur jetën.
Ndërkohë, Rusia ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet që tronditën kryeqytetin ukrainas të hënën. Deri më tani, disa qytete të Ukrainës kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë pas sulmeve, për të cilat Ukraina thotë se kishin në shënjestër infrastrukturën energjetike dhe civilët.
13:15 – Goditja e konsullatës gjermane në Kiev, reagon Berlini
BERLIN – Ndërtesa që strehon një konsullatë gjermane në Kiev u godit gjatë sulmeve me raketa ruse, megjithëse nuk ka qenë në përdorim që nga shpërthimi i luftës, tha të hënën Ministria e Jashtme e Gjermanisë.
Në të njëjtën konferencë të qeverisë, zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes tha se Gjermania priste të dorëzojë një sistem të mbrojtjes ajrore në Ukrainë shumë shpejt dhe të dorëzojë tre të tjerë vitin e ardhshëm, pa dhënë afate të sakta kohore.
Ish-kryetari i Fondacionit Böll në Kiev, Sergei Sumlenny, postoi foto në Twitter dhe tha duke iu drejtuar kancelarit Olaf Scholz dhe Ministres së Jashtme Annalena Baerbock:
Ndërtesa ku ndodhej zyra e vizave e ambasadës gjermane në Kiev u godit sot nga rusët. Ndoshta mund të dërgohen disa “Leopardë” për të kontrolluar situatën në terren?”
The building where the the visa office of the German embassy in Kyiv was located was hit by Russians today. Any reaction of @Bundeskanzler @ABaerbock @BMVg_Bundeswehr ? Maybe some Leopards can be sent to check the situation on the ground? pic.twitter.com/hU2wVWrK87
— Sergej Sumlenny (@sumlenny) October 10, 2022
Qytete të shumta të Ukrainës janë sulmuar sot nga forcat ruse, të cilat nisën kur Kievi u godit nga raketat ruse të hënën, më 10 tetor .
Sulmet këtë mëngjes vijnë pasi presidenti rus Vladimir Putin emëroi një ish-gjeneral mizor si komandant të ri të trupave të tij pas humbjeve dhe shkarkimit të një gjenerali tjetër.
Një raport i zëdhënësit të Mbrojtjes Igor Konashenkov të shtunën, 8 tetor tha se Serguei Surovikin do të merrte kontrollin e trupave në Ukrainë .
Në raportin e tij, Konashenkov tha se Surovikin tani do të jetë “Komandant i Grupit të Përbashkët të Trupave në zonën e operacionit special ushtarak”.
Surovikin, i cili deri më tani komandonte forcat në krahun jugor, zëvendëson gjeneralin Aleksandër Dvornikov , i cili kishte qenë njeriu më i lartë në zinxhirin komandues që nga prilli.
Sipas ish-deputetit të Verkhovna Rada Ilya Kiva, sulmet në Kiev të Ukrainës ishin rezultat i vendimeve dhe veprimeve të mëparshme të Zelensky .
“Ukraina dhe Kievi sot janë rezultat i vendimeve dhe veprimeve të mëparshme të Zelenskit,” tha ai.
12:39 -Liderët evropianë reagojnë ndaj “barbarizmit” rus: Qëndrojmë me Ukrainën
Në orët që kur ushtria ruse filloi të godasë qytetet rreth Ukrainës, reagimet kanë vërshuar nga e gjithë Evropa.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka zhvilluar një telefonatë urgjente me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky.
Macron ripohoi mbështetjen e tij për Ukrainën dhe shprehu “shqetësim ekstrem” për raportet e viktimave civile, tha Pallati Elysée në një deklaratë.
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz , ka folur gjithashtu me Zelenskyn, duke e siguruar atë për mbështetjen e Berlinit dhe nga shtetet e tjera të G7, ka konfirmuar një zëdhënës i qeverisë gjermane.
Ministri i Jashtëm i Polonisë Zbigniew Rau i quajti sulmet me raketa “një akt barbarizmi dhe një krim lufte”, duke shtuar: “Rusia nuk mund ta fitojë këtë luftë. Ne qëndrojmë me ju Ukrainë!”
Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly u bëri jehonë këtyre mendimeve, duke deklaruar se sulmet ruse ndaj liderëve civilë ishin “të papranueshme” dhe një “demonstrim dobësie nga Presidenti Vladimir Putin, jo forcë”.
Ministri i Jashtëm i Moldavisë , i cili ndan një kufi me Ukrainën perëndimore dhe ka zonën e vet të tokës të aneksuar nga Rusia (Transnistria), ka thënë se disa raketa lundrimi ruse që synonin Ukrainën kishin kaluar hapësirën e saj ajrore.
Moldavia thirri të dërguarin e Moskës në vend për të kërkuar një shpjegim për shkeljen, konfirmoi Nicu Popesku.
12:38 – Konsullata gjermane goditet me raketa në Kiev
Ndërtesa ku ndodhet konsullata gjermane në Kiev u godit nga një sulm raketor rus, sipas një zëdhënësi të ministrisë së jashtme gjermane, citon agjencia e lajmeve Reuters.
Nuk është e qartë nëse dikush u vra apo u plagos në sulm, shkruan BBC.
Taras Mishçenko gazetar në medien Mezha shkruan se edhe pse konsullata ishte vendosur në ndërtesë, ajo nuk ka funksionuar që nga muaji shkurt.
In fact, the German consulate was located in this office, but it has not been working since February, and there is no office of the EU mission to Ukraine near the pedestrian bridge, there are no offices there at all, only the philharmonic.
— Taras (@tarasmi) October 10, 2022
Prej mëngjesit të sotëm kryeqyteti ukrainas ka qenë pre e sulmeve raketore nga Rusia.
Sipas shërbimeve të urgjencës së Ukrainës, nga shpërthimet raportohet për 10 viktima dhe 60 të plagosur.
12:34 – Kuleba reagon pas deklaratës së Putinit: Sulmet me raketa, një shenjë dëshpërimi
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, i është kundërpërgjigjur deklaratës së fundit të Vladimir Putin dhe tha se presidenti rus nuk ishte “provokuar” për të nisur sulmet me raketa me rreze të gjatë kundër Ukrainës.
Putin po sulmon Ukrainën sepse është “i dëshpëruar” dhe po përdor “sulmet me raketa për të tentuar të ndryshojë kursin e luftës në favor të tij”, tha Kuleba në një seri postimesh në Twitter.
No, Putin was not “provoked” to unleash missile terror by “Crimea Bridge”. Russia had been constantly hitting Ukraine with missiles before the bridge, too. Putin is desperate because of battlefield defeats and uses missile terror to try to change the pace of war in his favor 1/2
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) October 10, 2022
“Rusia e ka goditur vazhdimisht Ukrainën me raketa edhe para dëmtimit të urës. Putini është i dëshpëruar për shkak të humbjeve në fushën e betejës dhe përdor sulmet me raketa në përpjekje për të ndryshuar kursin e luftës në favor të tij.
Kjo marrëzi duhet të ndalojë,” tha ai.
12:24 – Putin: Do të përgjigjemi ashpër nëse sulmohet Rusia
Presidenti Vladimir Putin ka kërcënuar se do të reagojë ashpër nëse sulmohet Rusia. Deklarata vjen disa orë pasi trupat e tij nisën një valë sulmesh që synonin qytete në të gjithë Ukrainën në përgjigje të një sulmi në urën e Kerçit që lidh Rusinë dhe Krimenë, sipas The Guardian.
Putin fajësoi edhe një herë Ukrainën për sulmin në urën e Kerçit, duke e përshkruar atë si një “akt terrorizmi”.
Rusia nisi sulmet me raketa me rreze të gjatë veprimi kundër infrastrukturës energjetike, ushtarake dhe të komunikimit të Ukrainës mëngjesin e sotmë në shenjë hakmarrjeje për sulmin ndaj urës, tha ai.
Duke folur në një takim të këshillit të sigurisë në Shën Petersburg këtë mëngjes, Putin tha:
“Nëse vazhdojnë sulmet kundër Rusisë, përgjigja do të jetë e ashpër. Përgjigjet do të jenë të së njëjtës shkallë si kërcënimet ndaj Rusisë. Në rast të përpjekjeve të mëtejshme për të kryer akte terroriste në territorin tonë, përgjigja e Rusisë do të jetë e ashpër.
12:06- Moldavia thërret ambasadorin rus: Raketat që goditën Ukrainën kaluan përmes hapësirës sonë ajrore
Moldavia tha se raketat ruse që kishin për shënjestër Ukrainën kaluan përmes hapësirës së saj ajrore, duke detyruar këtë të fundit që të thërrasë të dërguarin rus, për t’i kërkuar shpjegime.
“Tri raketa të lëshuara nga Rusia drejt Ukrainës mëngjesin e sotëm, u lëshuan nga anijet ruse në Detin e Zi. Ato kaluan përmes hapësirës ajrore të Moldavisë”, shkroi në Tëitter ministri i Jashtëm i Moldavisë, Nicu Popescu.
“I kam kërkuar ambasadorint rus një takim për shpjegime”.
Popescu shprehu zemërim për sulmet e kryera mëngjesin e së hënës në qytetet ukrainase, pasi Moska fajësoi Ukrainën se ka shpërthyer urën që lidh Krimenë me Rusinë.
11:59- Pjesë e “operacionit special ushtarak”, Kremlini mer përgjegjësinë për sulmet në Ukrainë
Rusia ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet që tronditën kryeqytetin ukrainas të hënën. Deri më tani, disa qytete të Ukrainës kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë pas sulmeve, për të cilat Ukraina thotë se kishin në shënjestër infrastrukturën energjetike dhe civilët, sipas skynews.
Ndërkohë, Kremlini tha se Vladimir Putin mund të takohet me presidentin turk Tajip Erdogan në një samit të sigurisë në Kazakistan gjatë kësaj jave. Një zëdhënës tha se ekzistonte mundësia që dyshja mund të diskutojë mundësinë e bisedimeve me Ukrainën.
Ai tha gjithashtu se Putin do të takohet të martën në Rusi me kreun e mbikëqyrësit bërthamor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Rafael Grossi.
11:49- Pas sulmeve me raketa ruse, Ukraina përballet me ndërprerje të energjisë elektrike
Ukraina ka raportuar ndërprerje të energjisë elektrike në rajonin verilindor të vendit, Sumy, të hënën, pas sulmeve me raketa ruse. Dmytro Zhyvytskyi, kreu i administratës ushtarake Sumy, tha se ka gjithashtu probleme me furnizimin me ujë në disa zona, sipas skynews.
“Në të gjitha rrethet e qarkut ka ndërprerje të energjisë, në disa vende për shkak sulmeve ka pasur probleme me furnizimin me ujë. Në Konotop, dy raketa goditën një objekt të infrastrukturës. Ka të plagosur. Qëndroni në strehimore.”
Ndërprerje të energjisë elektrike janë raportuar gjithashtu në Lviv. Autoritetet në Kharkiv raportuan më parë probleme të ngjashme. Deri më tani, 11 objekte të rëndësishme të infrastrukturës në tetë rajone të Ukrainës janë goditur nga bombardimet masive.
11:37- Ministrat e G7 mbledhje urgjente, Zelensky: Do të tregoj për sulmet terroriste ruse
Zelensky ka thënë se G7 do të mbajë një takim urgjent pas sulmeve në të gjithë Ukrainën, ku gjithashtu presidenti ukrainas pritet të mbajë një fjalim.
Ai tha se kishte folur me kancelarin Olaf Scholz, i cili aktualisht mban presidencën e G7, dhe se Scholz kishte rënë dakord për një takim urgjent të grupit.
“Fjalimi im është planifikuar, në të cilin do të tregoj për sulmet terroriste nga Rusia”, tha Zelensky.
11:24-Përshkallëzimi i luftës, Bjellorusia dhe Rusia task forcë të përbashkët për sigurinë
Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko tha se Bjellorusia dhe Rusia kanë njoftuar një task forcë të përbashkët në kufijtë perëndimorë të vendit në përgjigje të asaj që ai e quajti një përshkallëzim të tensioneve, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Belta, shkruan The Guardian.
Lukashenko tha se të dy vendet do të vendosin pranë kufijve një grup të përbashkët ushtarak rajonal dhe se kishin filluar të vendosnin trupat dy ditë më parë, me sa duket pas shpërthimit në urën ruse të Krimesë.
11:13- VIDEO/ Fëmijët këndojnë himin kombëtar pas shpërthimeve në Kiev
Një park lojërash për fëmijë ishte në mesin e vendeve të goditura nga një sulm me raketa në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, të hënën në mëngjes, sipas CNN.
Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, postoi në Twitter një foto të asaj që duket të jetë një park lojërash: “Parku i lojërave për fëmijë në qendër të Kievit pas sulmit”.
Ndërkohë në një video tjetër të postuar në rrjetet sociale, shihen fëmijët ukrainas këndojnë në kor himnin kombëtar në një strehimore.
Ukrainian children singing the ?? national anthem in a bomb shelter in #kyiv during the missile attack today. Are these the threats PUTAIN is afraid of? #russiaisaterrorisstate pic.twitter.com/qGzhL41SPT
— Francisco (@FranciscoT_) October 10, 2022
10:31- Sulmet e vazhdueshme në Ukrainë, shefi ushtarak: Forcat ruse kanë lëshuar 75 raketa
Shefi ushtarak i Ukrainës ka deklaruar se 75 raketa janë lëshuar nga forcat ruse deri më tani në valën e sulmeve mëngjesin e sotëm.
Gjenerali Valerii Zaluzhnyi tha në një mesazh në Twitter se 41 prej tyre janë neutralizuar nga forcat ajrore.
BBC nuk mund të verifikojë këtë informacion, por sipas gazetarëve janë dëgjuar shpërthime nga qytete të tjera anembanë vendit.
10:21 – Sulmet në Ukrainë, Zelensky: Rusia ka shënjestruar energjinë dhe civilët
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se forcat ruse kishin shënjëstruar energjinë dhe civilët në valën e sulmeve me raketa mëngjesin e sotëm, shkruan The Guardian.
“Mëngjesi i sotëm ishte i vështirë. Kemi të bëjmë me terroristë. Dhjetra raketa, “Shahids” iraniane. Ata kanë dy objektiva. Objektet energjetike – në të gjithë vendin.
Rajoni i Kievit dhe rajoni Khmelnytsky, Lviv dhe Dnipro, Vinnytsia, rajoni Frankiv, Zaporizhzhia, rajoni Sumy, rajoni i Kharkiv, rajoni Zhytormyr, rajoni Kirovohrad, në jug.
Ata duan të krijojnë panik dhe kaos, duan të shkatërrojnë sistemin tonë energjetik.
Objektivi i dytë janë njerëzit. Qëndroni në strehimore. Ndiqni rregullat e sigurisë. Dhe mbani mend gjithmonë: Ukraina ishte këtu përpara se të shfaqej ky armik, Ukraina do të vazhdojë të jetë edhe pas armikut,” tha Zelensky.
09:55 – Putin me synim të ri: Do që të prishë marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Perëndimit
Njoftimi i presidentit rus Vladimir Putin për të ashtuquajturin “referendum” në gjysmën e dytë të shtatorit ishte vetëm një element i reagimit të dyfishtë të Kremlinit ndaj zhvillimeve ndërkombëtare dhe të brendshme.
Kundërofensiva e Ukrainës, dhe veçanërisht çlirimi pothuajse i plotë i rajonit të Kharkiv, jo vetëm që hodhi bazat për çlirimin e mëtejshëm të territoreve ukrainase të pushtuara nga Rusia, por gjithashtu shkaktoi zemërim në qarqet ekstremiste ruse të krahut të djathtë.
Ata kishin argumentuar prej kohësh për forma më agresive të pushtimit të Ukrainës – duke mohuar tërësisht të drejtën e kombit ukrainas për të ekzistuar dhe i kanë bërë presion Putinit që të shpallte mobilizimin ushtarak.
Ndërsa Putini me sa duket e kuptoi efektin destabilizues të mobilizimit, ai iu dorëzua presionit ekstremist dhe shpalli mobilizimin e pjesshëm më 21 shtator, raporton abcnews.al.
Putini duket se beson se përgjigja e dyfishtë krijon një mundësi për të përshkallëzuar luftën në Ukrainë, por, më e rëndësishmja, për të ushtruar presion mbi Perëndimin që ndihmon Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër pushtimit brutal rus që tashmë është bërë lufta më vdekjeprurëse në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Rusia nuk ka qenë në gjendje të thyejë vendosmërinë e ukrainasve që luftojnë për mbijetesën e tyre. Dëshmitë e shumta të krimeve të kryera nga forcat ruse në territoret e pushtuara ukrainase nuk u japin ukrainasve asnjë mundësi tjetër veçse të luftojnë – për ta, dorëzimi do të thotë përdhunim, torturë dhe vrasje.
Por Kremlini beson dhe jo pa arsye se edhe nëse nuk mund ta shkatërrojë Ukrainën, por mund të përpiqet me Perëndimin. Për këtë qëllim, Kremlini po përdor energjinë si shantazh dhe, akoma më keq, shantazhin për përdorimin e armëve bërthamore.
Megjithatë, Kremlini synon jo vetëm të minojë mbështetjen perëndimore për Ukrainën, por edhe të dobësojë vetë Perëndimin duke përmbysur themelin e tij ideologjik, konsensusin liberal-demokratik.
Kriza financiare globale e vitit 2008 dhe kriza europiane e emigrantëve të vitit 2015 i dhanë Putinit një ide se Perëndimi kapitalist ishte jashtëzakonisht i cenueshëm dhe se Rusia megjithëse ishte ekonomikisht dhe ushtarakisht më e dobët se Perëndimi kolektiv.
Dhe kjo ka qenë një traditë e gjatë që regjimi i Putinit të sigurojë mbështetje politike, mediatike dhe ndonjëherë financiare për forcat anti-liberale në Perëndim, si dhe forcat politike anti-perëndimore në pjesën tjetër të botës.
Duke marrë parasysh kontekstin ndërkombëtar, këto forca përbëjnë audiencën kryesore të fjalimit të aneksimit të Putinit. Putin dukej se po fliste drejtpërdrejt me elektoratin e ‘sovranistëve’ europianë kur argumentoi se “elita amerikane” donte të shkatërronte shtetet kombëtare dhe identitetin e Francës, Italisë, Spanjës dhe vendeve të tjera me histori shekullore., raporton abcnmews.al.
Dhe ai me siguri përdori teoricienët e konspiracionit kur këmbënguli se përpjekjet e pretenduara të “diktaturës së elitave perëndimore” për të përmbysur besimin dhe vlerat tradicionale, si dhe të shtypnin lirinë, i ngjanin “satanizmit”.
Nuk ishte hera e parë që Putin ka miratuar qëndrime rrënjësisht anti-perëndimore, por fjalimi i tij i aneksimit kishte gjithashtu një element të ri – një aspekt të nënkuptuar revolucionar të anti-perëndimit të tij.
Çfarë OKB?
Putin është i qartë për ambiciet e tij për të çmontuar rendin ndërkombëtar të pas Luftës së Dytë Botërore, dhe ndërsa ai ende i referohet Kartës së OKB-së në përpjekjen e tij për të justifikuar aneksimin e rajoneve të Ukrainës, ai nuk e fsheh refuzimin e tij ndaj parimeve të OKB-së.
Udhëheqësi i vendit që ka një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duhet të dijë se rregullat për të cilat ai flet janë të përfshira në Kartën e OKB-së që është absolutisht e qartë për aneksimet: “Të gjithë anëtarët duhet t’i përmbahen marrëdhënieve të tyre ndërkombëtare nga kërcënimi ose përdorimi i forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të çdo shteti”.
Por për Putinin është koha për një revolucion kundër parimeve të OKB-së dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, dhe Ukraina është vetëm një nga fazat në kërkimin e tij.
09:49- Ukraina zgjohet nën “pushtetin” e bombardimeve ruse, të paktën 8 civilë të vrarë në Kiev
Tetë civilë janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse me raketa këtë mëngjes në Kiev.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i ministrit të brendshëm ukrainas, raporton BBC.
Sakaq bëhet me dije se bombardimet ryse kanë dëmtuar 15 automjete në kryeqytetin ukrainas. Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas mëngjesin e sotëm dhe katër sulme të njëpasnjëshme pasuan alarmin.
Kryebashkiaku foli për disa shpërthime në qendër të qytetit vetëm disa orë pasi Vladimir Putin “akuzoi” forcat ukrainase se shkaktuan shpërthimin në urën e Krimesë.
Sipas shpërthimeve të urgjencës së Ukrainës, nga shpërthimet raportohet për disa viktima.
Anton Gerashenko, këshilltar i Ministrit të Sigurisë së Ukrainës, njoftoi se një raketë ra pranë monumentit Hrushevsky. Zhurmat e shpërthimeve u regjistruan edhe në transmetimin e drejtpërdrejtë të BBC-së nga Kievi.
09:38 – Bombardime masive në Ukrainë, Rusia vendos në shënjestër perëndimin e vendit
Ukraina është zgjuar sot nën zhurmën dhe tronditjet e bombardimeve masive nga Rusia.
BBC raporton se Rusia ka nisur sulme agresive në qytetet e Ukrainës si dhe në kryeqytetin e Saj, Kiev. Deri më tani ka pasur raportime për sulme në Dnipro qendër të vendit , Zaporizhija në jug dhe tani në Lviv, në perëndim të Ukrainës.
Guvernatori rajonal i Lviv ka konfirmuar në Telegramse qyteti afër kufirit me Poloninë është goditur mëngjesin e sotëm.
09:19 – Sulmet në Kiev, dyshohet për 5 të vrarë dhe 12 të plagosur
Dyshohet se 5 persona janë vrarë pasi katër shpërthime me raketa goditën kryeqytetin e Ukrainës, Kiev të hënën në mëngjes, sipas një zyrtari ukrainas.
Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, vuri në dukje gjithashtu se 12 persona u plagosën nga sulmet.
“Të gjithë ata janë civilë që ishin duke drejtuar makinën ose duke ecur në qendër të Kievit”, shkroi Gerashchenko në Twitter.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka konfirmuar se sulmet goditën lagjet Shevchenkivskyi dhe Solomianskyi të qytetit dhe këshilloi banorët të strehohen.
Ekipet e CNN në terren kanë dëgjuar të paktën katër shpërthime të hënën në mëngjes.
09:00 – Sulmet me raketa në Ukrainë, Zelensky: Rusët po përpiqen të na shkatërrojnë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas një sërë sulmesh me raketa mëngjesin e sotëm në qytetet ukrainase, sipas The Guardian.
“Ata po përpiqen të na shkatërrojnë dhe të na zhdukin nga faqja e dheut. Ata po vrasin njerëzit që po flenë në shtëpi në Zaporizhzhia. Po vrasin njerëzit që shkojnë për të punuar në Dnipro dhe Kiev.
Ukraina është në alarm. Forcat ruse vazhdojnë të godasin me raketa. Fatkeqësisht ka të vdekur dhe të plagosur. Ju lutemi mos u largoni nga strehimoret. Kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj.
Të vazhdojmë të qëndrojmë të fortë.
Mesazhi u shoqërua me një videoqë tregon pasojat e sulmeve në Kiev, duke treguar makina të shkatërruara dhe ndërtesa me xhama të thyer.
08:54- Ukraina reagon pas sulmeve në Kiev: “Guximi ynë nuk do të shkatërrohet nga raketat e terroristëve”
Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka deklaruar se “guximi i vendit të tij nuk do të shkatërrohet kurrë nga raketat e terroristëve, edhe kur ato raketa të godasin zemrën e kryeqytetit tonë”, sipas BBC.
Oleksii Reznikov tha se sulmet ruse gjithashtu nuk do të trondisin vendosmërinë e aleatëve tanë.
“E vetmja gjë që ata po shkatërrojnë është e ardhmja e Rusisë, e ardhmja e një shteti mashtrues terrorist të përbuzur globalisht.” E vetmja gjë që ata shkatërrojnë në mënyrë të pakthyeshme është e ardhmja e Rusisë – e ardhmja e një shteti mashtrues terrorist të përbuzur globalisht”, tha ai.
08:33 – Sulmi me raketa në Kiev, raportohet për të vrarë dhe të plagosur
Një seri shpërthimesh kanë tronditur kryeqytetin e Ukrainës mëngjesin e sotëm. Sipas medieve lokale, Rusia qëlloi me 10 raketa S-300 edhe në Mykolaiv gjatë natës më 10 tetor.
Ndërkohë është raportuar për të vdekur dhe të plagosur në Kiev, sipas autoriteteve të Ukrainës.
Nuk dihet saktësisht se sa persona kanë vdekur apo janë plagosur.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, lëshoi një deklaratë përmes llogarisë së tij zyrtare në Telegram pak pas orës 8:30 të mëngjesit me orën lokale, duke thënë: “Disa shpërthime në lagjen Shevchenkiv – në qendër të kryeqytetit”.
08:24 –Sulmet në Zaporizhzhia, Zelensky: 43 persona janë vrarë në një javë
Të paktën 14 persona janë konfirmuar të vdekur pas bombardimeve ruse në Zaporizhzhia në juglindje të Ukrainës gjatë fundjavës, duke çuar në 43 numrin total të viktimavë në një javë, sipas The Guardian.
Sulmet me raketa ruse në Zaporizhzhia “kanë shkaktuar të paktën 43 persona vetëm në një javë”, tha Zelensky.
Në pamjet e shpërndara nga shërbimet e urgjencës të Ukrainës shihet një ndërtesë nëntëkatëshe në zjarr, e cila u shemb pjesërisht gjatë operacionit të shpëtimit. Sipas informacioneve, më shumë se 70 persona janë plagosur, duke përfshirë 11 fëmijë.
Russia’s latest strike on Zaporizhzhia on Oct. 10.
As a result of an overnight missile attack on the center of the city, part of a multi-story residential building was completely destroyed, Zaporizhzhia Oblast Governor Oleksandr Starukh reported. pic.twitter.com/j6ZwEyRnbQ
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) October 10, 2022
Sekretari i këshillit të qytetit, Anatoliy Kurtev, tha se raketat goditën qytetin dhe të paktën 20 shtëpi private dhe 50 ndërtesa banimi ishin dëmtuar.
Forcat ruse gjithashtu thuhet se kanë goditur qytetin ukrainas të Zaporizhzhia gjatë natës, në atë që duket të jetë e fundit në një varg sulmesh në qytetin juglindor gjatë javës së kaluar.
08:21 –VIDEO/ Po raportonte nga Ukraina, gazetari i BBC tronditet kur dëgjohen live shpërthimet në Kiev
Pas shumë muajsh, Kievi u zgjua i tronditur nga shpërthimet e njëpasnjëshme.
Shpërthimet ndodhën rreth orës 08:00 me orën lokale.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, thotë se ka pasur “disa” shpërthime në lagjen qendrore Shevchenkivskyi ndërsa detaje të tjera do të pasojnë më vonë.
Një ekuipazh i BBC-së në çatinë e hotelit ishte dëshmitar i një prej sulmeve me raketa.
Korrespondenti i BBC-së, Hugo Bachega po raportonte drejtpërdrejt për luftën në Ukrainë, ndërsa shpërthimet u dëgjuan në kryeqytetin Kiev.
Hugo dhe ekipi i kamerave nxituan për të arritur në strehën e bombave.
The attacks on #Kyiv could be heard during the #BBC broadcast. pic.twitter.com/6EIMpfRSXd
— NEXTA (@nexta_tv) October 10, 2022
Sirenat e sulmit ajror kishin rënë rreth 90 minuta para se të ndodhnin shpërthimet.
Kjo është hera e parë që Kievi goditet për shumë muaj dhe shpërthimet gjithashtu duken të jenë shumë më qendrore se sulmet e mëparshme në luftë.
Ka raportime për sulme gjatë natës edhe në Dnipro dhe Zaporizhzhia.
Sulmet e dukshme në qytet vijnë dy ditë pasi ura e vetme që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar u dëmtua nga një shpërthim.
07:54 –Kush apo çfarë e shkaktoi shpërthimin në urën e Krimesë?
Çfarë dimë për atë që shkaktoi shpërthimin dramatik të së shtunës në urën e Kerçit?
Ka shumë teori, jo të gjitha shumë të besueshme.
Rusia nxitoi të sugjerojë se shpërthimi u shkaktua nga një kamion bombë, por nuk tha se kush e orkestroi atë.
Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi Ukrainën për sulmin e urës duke e quajtur një “akt terrorizmi”.
Pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara në mediat sociale treguan një kamion, dyshohet se nga qyteti rus i Krasnodarit, duke lëvizur në perëndim përgjatë urës në momentin e shpërthimit.
Zyrtarët rusë identifikuan një 25-vjeçar nga Krasnodar, Samir Yusubov, si pronar të kamionit dhe thanë se një i afërm më i vjetër, Makhir Yusubov, ishte shoferi.
Por ekzaminimi nga afër i pamjeve duket se tregon se kamioni nuk kishte asnjë lidhje me shpërthimin.
Pamjet tregojnë një top zjarri të madh që shpërthen menjëherë pas, dhe në njërën anë të kamionit ndërsa ai fillon të ngjitet në një pjesë të ngritur të urës.
Shpejtësia me të cilën teoria e bombës së kamionit filloi të përhapet në qarqet ruse ishte e dyshimtë. Ai sugjeroi se Kremlini preferonte një akt terrorizmi sesa një mundësi më alarmante: Se ky ishte një akt i guximshëm sabotimi i kryer nga Ukraina.
“Kam parë shumë IED të mëdha të transportuara nga automjete [pajisje shpërthyese të improvizuara] në kohën time,” tha një ish-ekspert i eksplozivëve të ushtrisë britanike. “Kjo nuk duket si një e tillë.”
Një shpjegim më i besueshëm, tha ai, është një shpërthim masiv poshtë urës, ndoshta duke përdorur një lloj droni klandestin detar.
“Urat përgjithësisht janë të dizajnuara për t’i rezistuar ngarkesave poshtë në kuvertë dhe një sasi të caktuar të ngarkesave anësore nga era,” tha ai.
“Ato nuk janë krijuar përgjithësisht për t’i rezistuar ngarkesave në rritje. Unë mendoj se ky fakt është shfrytëzuar në sulmin ukrainas.”
Disa vëzhgues kanë vërejtur se në një nga videot e tjera të kamerave të sigurisë, diçka që duket si vala e harkut të një varke të vogël shfaqet pranë një prej mbështetësve të urës, një pjesë e sekondës përpara shpërthimit.
Çfarë lloj anijeje mund të jetë?
Më 21 shtator, në kanalet ruse të mediave sociale qarkulluan imazhe që tregonin një varkë misterioze pa pilot që u hodh në breg pranë bazës detare ruse në qytetin e Krimesë të Sevastopol.
Sipas raporteve lokale, anija u tërhoq në det dhe u hodh në erë.
“U zbulua një pjesë e një automjeti pa pilot”, citohet të ketë thënë guvernatori i Sevastopolit të kontrolluar nga Rusia.
“Pas përfundimit të studimit, ky aparat u shkatërrua në det nga një shpërthim. Askush nuk u lëndua.”
Kjo nuk është hera e parë që qarkullojnë raporte që sugjerojnë se Ukraina ka akses në pajisje të tilla klandestine.
“Ka raporte të bazuara mirë që sugjerojnë se ukrainasit kanë në shërbim automjete detare me telekomandë për mbikëqyrje dhe goditje”, tha eksperti britanik i eksplozivëve.
“Ky koncept operacional është zhvilluar me vite, jo me muaj.”
Nëse kjo është mënyra se si Ukraina arriti të sulmojë Urën e Kerçit, qindra milje nga territori i kontrolluar ukrainas, atëherë ky është një nga operacionet më ambicioze të Kievit deri më tani.
Por përveç disa pëshpëritjeve në kryeqytet, askush nuk po e konfirmon këtë teori.
Në fakt, në një deklaratë mbrëmë, kreu i zyrës së Presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyak, dukej se miratoi teorinë e Moskës për bomba në kamion.
“Përgjigjet duhet të kërkohen në Rusi”, tha ai në një deklaratë.
Shpërthimi, tha ai, ishte rezultat i përleshjeve të brendshme midis pjesëve të ndryshme të institucionit të sigurisë ruse.
“Ky është një manifestim konkret i konfliktit midis FSB [shërbimit të brendshëm të inteligjencës së Rusisë] / PMC [kontraktorëve ushtarakë privatë, si Grupi Wagner] nga njëra anë dhe Ministrisë së Mbrojtjes / shtabit të përgjithshëm të Federatës Ruse nga ana tjetër”, tha ai.
A dinte zoti Podolyak diçka që të gjithë të tjerët nuk e dinin?
Apo ndoshta po trondiste Moskën, duke luajtur me nervat jashtëzakonisht të ekspozuara nga pengesat e fundit të Rusisë në fushën e betejës në Ukrainë?
E vërteta është se ne nuk e dimë.
Ashtu si episodet e mëparshme, duke përfshirë fundosjen e anijes kryesore të Flotës së Detit të Zi të Rusisë, Moskva, dhe sulmin misterioz në gusht që shkatërroi një bazë ajrore ruse në Krime, Kievi është shumë i lumtur që i bën të gjithë të hamendësojnë.
E gjithë kjo është pjesë e një fushate shumë të suksesshme informacioni që Ukraina ka zhvilluar, së bashku me përpjekjet e saj ushtarake, që nga pushtimi i plotë i Rusisë në shkurt.
Tani për tani, duket se po funksionon.
07:36 – VIDEO/ Shpërthime kudo, Rusia nis bombardimet masive në Kiev
Kyiv u trondit nga shpërthime mëngjesin e sotëm, thotë kryebashkiaku.
Një seri shpërthimesh kanë tronditur kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, sipas raporteve të mediave lokale dhe zyrtarëve rajonalë.
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, lëshoi një deklaratë përmes llogarisë së tij zyrtare në Telegram pak pas orës 8:30 të mëngjesit me orën lokale, duke thënë: “Disa shpërthime në lagjen Shevchenkiv – në qendër të kryeqytetit”.
Klitschko tha se më shumë detaje do të pasojnë.
Associated Press raportoi gjithashtu se shpërthime të mëdha u dëgjuan në Kiev pas zhurmës së raketave në hyrje.
Kyiv was reportedly targeted by Russian strikes this morning, multiple explosions were seen. pic.twitter.com/BC3VCWgiIJ
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) October 10, 2022
Gazetari Nolan Peterson shkruan se asnjëherë nuk kanë qenë kaq intensive që nga fillimi i luftës.
“Seri shpërthimesh masive në Kiev. U zgjuam unë dhe gruaja ime dhe vrapuam nga shtrati në strehën e bombave. Asgjë kaq intensive në Kiev prej muajsh”, shkruan ai në Twitter.
Series of massive explosions in Kyiv. Woke my wife and I up and we ran from bed to the bomb shelter. Nothing this intense in Kyiv for months.
— Nolan Peterson (@nolanwpeterson) October 10, 2022
Sipas medieve lokale, Rusia gjuajti 10 raketa S-300 edhe në Mykolaiv gjatë natës më 10 tetor.
Kjo u raportua nga Guvernatori i Rajonit të Mykolaiv, Vitaliy Kim në kanalin e tij Telegram. Sipas informacioneve paraprake, nuk ka viktima, ka shkruar Kim./Abcnews.al/

