NATO dënon sulmet ruse: Do të mbështesim Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme

schedule14:07 - 10 Tetor, 2022

schedule 14:07 - 10 Tetor, 2022

NATO ka reaguar pas sulmeve me raketa ruse mëngjesin e sotëm, në të cilin mbetën të vrarë 10 persona dhe u plagosën 60 të tjerë.

Në një telefonatë me Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba ai siguroi këtë të fundit se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme.

“Bisedova me Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba, i cili dënoi sulmet e tmerrshme dhe pa dallim të Rusisë ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë.

NATO do të vazhdojë të mbështesë popullin e guximshëm ukrainas në luftën e tyre kundër agresionit të Kremlinit për aq kohë sa të jetë e nevojshme,” tha  Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një postim në Twitter.

/abcnews.al