Sulmet në Kiev, dyshohet për 5 të vrarë dhe 12 të plagosur

schedule09:19 - 10 Tetor, 2022

schedule 09:19 - 10 Tetor, 2022

Dyshohet se 5 persona janë vrarë pasi katër shpërthime me raketa goditën kryeqytetin e Ukrainës, Kiev të hënën në mëngjes, sipas një zyrtari ukrainas.

Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, vuri në dukje gjithashtu se 12 persona u plagosën nga sulmet.

“Të gjithë ata janë civilë që ishin duke drejtuar makinën ose duke ecur në qendër të Kievit”, shkroi Gerashchenko në Twitter.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka konfirmuar se sulmet goditën lagjet Shevchenkivskyi dhe Solomianskyi të qytetit dhe këshilloi banorët të strehohen.

Ekipet e CNN në terren kanë dëgjuar të paktën katër shpërthime të hënën në mëngjes./Abcnews.al/