Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Varr masiv edhe në Liman, ukrainasit zbulojnë të tjera mizori të rusëve në zonat e çliruara

schedule07:26 - 8 Tetor, 2022

schedule 07:26 - 8 Tetor, 2022

Një varr masiv është gjetur në qytetin e Limanit, që forcat e armatosura të Ukrainës e morën të shtunë e kaluar, sipas njoftimit të guvernatorit rajonal, Pavlo Kirilenko, i cili shton se nuk është e qartë se sa trupa përmban.

Megjithatë, agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform raportoi, duke cituar një oficer policie, se ky varr përmbante 180 trupa.

Autoritetet ukrainase akuzojnë shpesh trupat ruse për kryerjen e krimeve të luftës në zonat që ata kanë pushtuar që nga pushtimi i territorit ukrainas më 24 shkurt. Moska e mohon këtë.



Disa ditë më parë, 436 trupa u zhvarrosën në qytetin verilindor të Izium, pasi u rimor nga forcat e armatosura ukrainase. Në të shumtën e rasteve, sipas autoriteteve, këta ishin persona që hasën në vdekje të dhunshme.

Kirilenko, guvernatori i rajonit të Donetskut, tha në postimin e tij se varri masiv besohej se përmbante ushtarakë dhe civilë dhe se numri i tyre i saktë ende nuk është konfirmuar.

Ai shtoi se ishte identifikuar një vend me rreth 200 varre, me trupa të civilëve. Ai nuk tha se kur dhe si vdiqën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!