Konsumimi i tepërt është i rrezikshëm, çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini shumë kafe në ditë

schedule19:07 - 7 Tetor, 2022

schedule 19:07 - 7 Tetor, 2022

Nëse e konsideroni veten të varur nga kafeja, me siguri po pyesni veten se çfarë ndodh me trupin tuaj kur merrni shumë kafeinë në ditë. Ekziston një dozë maksimale e sigurt ditore e kafeinës. Në fakt, kjo është përcaktuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Konsumimi i 400 miligramëve në ditë është i sigurt për një të rritur dhe nuk duhet të shoqërohet me efekte anësore. Kjo është e barabartë me rreth 5 filxhanë kafe në ditë. Ekziston gjithashtu një kufi më i ulët i sigurt, i cili është i barabartë me 250 miligramë kafeinë, që është 2 deri në 3 filxhanë në ditë.

Një mbidozë e kafeinës konsiderohet më shumë se 1200 miligramë në ditë dhe 600 miligramë në ditë konsiderohet e tepërt. Edhe pse duket e pamundur të pini kaq shumë kafe, duhet të merrni parasysh edhe përdorimin e suplementeve dietike që përmbajnë këtë substancë.

Kafeina e tepërt në trup dhe simptomat e saj

Është e vërtetë që një filxhan kafe ju jep energji dhe përmirëson përqendrimin. Megjithatë, me shumë kafe dhe kafeinë, mund të shfaqen simptoma negative:

– Nervozizëm

– Pagjumësi

– Probleme me traktin gastrointestinal, urth dhe të përziera

– Probleme me të folurin

– Takikardi ose rritje të rrahjeve të zemrës

– Skuqje e lëkurës së fytyrës

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!