Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Walker bën me “dhimbje koke” Southgate, mbrojtësi rrezikon pjesëmarrjen në “Katar 2022”

schedule15:20 - 6 Tetor, 2022

schedule 15:20 - 6 Tetor, 2022

Kyle Walker është dëmtuar në ndeshjen që Manchester City luajti ndaj United në Premier League, me lojtarin që u detyrua të linte fushën e lojës.

Një dëmtim ky që bën me “dhimbje koke” trajnerin e kombëtares së Anglisë, Gareth Southage, pasi mbrojtësi rrezikon pjesëmarrjen në “Katar 2022”.

Megjithatë, mbrojtësi i djathtë është operuar në fillim të kësaj jave në dhe tani është një dyshim i madh për Kupën e Botës në Katar.



Trajneri i Cityt, Pep Guardiola kishte zbuluar mbrëmë shqetësimin e tij, teksa nuk e di kohën e mungesës së anglezit.

“Kyle do të jetë jashtë për pak kohë. Duhet të flasim me mjekët. Shpresojmë se ai mund të kthehet (për Kupën e Botës), si Kalvin (Phillips). E di se sa e rëndësishme është Kupa e Botës për lojtarët, por sinqerisht nuk e di për momentin”, do të theksonte Pep Guardiola.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!