Kuvendi përzgjedh me short anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

schedule16:22 - 7 Dhjetor, 2017

schedule 16:22 - 7 Dhjetor, 2017

Si edhe njoftoi thuajse një muaj më pare, Kuvendi i Shqipërisë ka hedhur shortin për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kjo përzgjedhje kandidatësh është bërë në një atmosferë kontradiktash e cila ka nisur me refuzimin e Presidentit Ilir Meta për të përmbushur parashikimin kushtetues të hedhjes së shortit brenda datës 5 dhjetor. Ky refuzim erdhi për arsye të pretenduara edhe nga kreu i grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho i cili argumentoi përmes një letre depozituar në Kuvend, si antikushtetuese në këtë proces.
Argumentin e artikuloi Eduard Halimi gjatë diskutimit që parapriu procesin.

“ Veprimet e kryetarit të kuvendit antikushtetuese. Po ndryshohen rregulla per arsye politike. Këshili i përkohshëm është zgjedhur një vit. Neni 179 është përdorur një vit më parë, ai edhe specifikon në pikën 11 të saj se këta të zgjedhur”.

Halimi vijoi linjën llogjike duke argumentuar se ky short po bazohet mbi një dispozitë kalimtare e cila e ka humbur fuqinë e saj, pasi ky Këshill, bazuar në këtë dispozitë kalimtare u zgjodh në Janar të këtij viti. Madje ky Këshilli i përkohshëm i Emërimeve në Drejtësi i zgjedhur në Janar me po këtë dispozitë kalimtare, nuk u mblodh asnjëherë të vetme, theksoi Halimi.
E nëse i referohemi dispozitës kalimtare kushtetuese që rregullon këshillin e përkohshëm të emërimeve në drejtësi, neni 179 pika 11 shkruan se..

“Nëse Presidenti i republikës nuk i përzgjedh anëtarët brenda pesë ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Kreu i Kuvendit zgjedh me short Brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji”.

…njëkohësisht ligji përcakton se…

“Të zgjedhurit qëndrojnë në detyrë deri në datën 31 dhejtor të vitit kur hyn në fuqi ky ligj. Anëtarët i nënshtrohen menjëherë procesit të rivlerësimit kalimtar sipas nenit 179/b”.

Por kjo sekuencë kushtetuese që përcakton vitin kur ligji hyn në fuqi si rastin që zgjidh, nuk e shqetëson Ulsi Manjën, ndaj sytë i mban nga kjo dispozitë tranzitore kushtetuese, për të legjitimuar shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organ i krijuar nga ndryshimet kushtetuese të korrikut 2016 dhe është përgjegjës për verifikimin e ksuhteve ligjore dhe profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë si dhe atyre për Gjykatën Kushtetuese./abcnews.al

 

https://youtu.be/Wk_RzusvjKI

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!