Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hyri për t’u larë në lumë dhe nuk doli më, humb tragjikisht jetën 36-vjeçari shqiptar në Itali

schedule11:22 - 5 Tetor, 2022

schedule 11:22 - 5 Tetor, 2022

ITALI – Ergys Hida, 36-vjeç humbi tragjikisht jetën në Pordenone të Italisë. Mediat italiane raportojnë se i riu nga Shqipëria u fut për tu larë në një lum, por nuk doli më i gjallë prej aty.

Sipas hetimeve paraprake Hida u ndje keq fillimisht, ndërsa më pas ndërroi jetë. I riu shqiptar kishte një dyqan tatuazhesh dhe piercing në rrugën Tessitura.

Për shkaqe të paqarta, i riu mësohet se ishte larguar nga banesa e tij dhe po flinte në makinë. Në fakt prindërit, mbrëmjen e së hënës kishin denoncuar në polici zhdukjen e tij.



Trupi i tij i pajetë u gjet pasditen e së martës, i mbytur në rrjedhën e lumit Noncello. Autoritetet paraprakisht dyshojnë se vdekja e 36-vjeçarit ka qenë për shkaqe natyrale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!