Dekreti i firmosur sot nga Presidenti Ilir Meta ishte tema që u diskutua në televizionin ABC News gjatë emisionit “Byro Politike” të Juli Xhokaxhi. Të ftuar ishin deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni dhe juristi Jordan Daci, të cilët patën një debat rreth kushtetueshmërisë së vendimit të Presidentit Meta.
Sipas Dacit, vendimi i sotëm i Presidentit është i bazuar në Kushtetutë. Por të kundërtën mendon deputeti Hyseni pasi sipas tij, Meta ka të drejtën për të caktuar datën e zgjedhjeve dhe jo për ta zhbërë atë.
Jordan Daci: Rasti konkret sigurisht që neni 92 e përcakton shprehimisht që vetëm ai ka të drejtë ta bëjë dhe kjo është një e drejtë ekskluzive që nuk e ndan me asnjë institucion tjetër. Vijmë tek kjo tjetra nëse E drejta për të caktuar, a kalon te e drejta për të ç’caktuar. Normalisht e drejta e Presidentit në rastin konkret është absolute, esenciale dhe materiale. Nuk ka logjikë të njohësh të drejtën për ta caktuar dhe të mos i njohësh të drejtën për ta revokuar ndërkohë që kjo është një praktikë e bërë dy-tre herë më përpara. Elementi tjetër për sa i përket kushtetueshmërisë, duhet të kemi parasysh që presidenti e kshite gjithë komoditetin që ta caktonte periudhën e dytë zgjedhore. Mendoj se Presidenti ishte i qartë për sa i përket arsyetimit. Ai e lidhi me parimin e balancimit dhe ndarjes së pushteteve. Është fakt që Kushtetuta e Shqipërisë nuk ka më as pushtete dhe as balancim dhe ndarje pushtetesh. E ka humbur këtë. Është fakt që Republika e Shqipërisë është tashmë republikë moniste, ndërkohë që Kushtetuta jonë nuk parashikon një gjë të tillë. Është fakt që padyshim që mund të hajë diskutim fakti që ishin të lejuar ose jo për zgjedhje. Presidenti nuk u mor me faktorët. Ndoshta und të ishte marrë edhe me opozitën sa i përket vlerësimit të qëndrimeve të tij. Ne e shikojmë çështjen nga pikëpamja juridike. Të jem i sinqertë këto ditë po dëgjoj disa argumente të cilat janë fyese për një njeri të zakonshëm dhe jo më për një avokat që pretendon të njohë Kushtetutën. Rasti konkret ka bazë të pastër, por duhet të kuptjmë siç duhet Kushtetutën dhe mënyrën si funksionon shteti i së drejtës. Neni 92 thekson që presidenti cakton datën e zgjedhjeve.
Alket Hyseni: Cakton në gjuhën shqipe është cakton nuk është zhbën.
Jordan Daci: Çdo të thotë ta caktosh nuk ke të drejtë ta zhbësh? Dy herët e tjera pse nuk e bëri?
Alket Hyseni: Me që se ndihesh i fyer nga argumente, po ta shpjegoj unë.
Jordan Daci: Nuk e kisha për juve personalisht. Si mos të jesh i fyer kur KQZ shfuqizon dekretin e Presidentit.
Alket Hyseni: Caktimi është kompetencë e përcaktuar dhe ka një parim bazë të Kushtetutës.
Jordan Daci: E keni lexuar debatin kushtetuese se kur është hartuar. Zoti Majko ka qenë bashkëhartues.
Alket Hyseni: Dëgjova një argumentim tuajin që s’është organ administrativ, por do ftoj të lexoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Jordan Daci: Ai është vendim i Kolegjit.
Alket Hyseni: Mos bëni autogola se ju të djathtët bëni autogol. Kolegji është i Gjykatës Kushtetuese.
Jordan Daci: Nuk mund të abuzojmë me shkencën.
Alket Hyseni: Fjala caktim është e përcaktuar qartë. Do të thotë që vetëm e përcakton dhe nëntë muaj para. Rastet e precedentëve janë krejt të ndryshme. Mos iu referoni precedentëve krejt të ndryshme për të argumentuar paligjshmërinë dhe anti-kushtetueshmërinë e tij. Më gjej një rast që ka pasur anulim të zgjedhjeve. Ka pasur shtyrje të zgjedhjeve. Në gjykimin tim ka interpretim, por aty ka pasur vullnetin e të gjithë aktorëve politik, të shprehur me shkrim.
Jordan Daci: Presidenti nuk është honorifik. Ajo që thatë ju është krejtësisht e pabazë. Të thuash ka rol honorifik është gjëja më e pasens. Ne kemi të njëjtë me presidentin italian dhe kroat.
Juli Xhokaxhi: Mund t’ju lexoj një paragraf.
Jordan Daci: E mbaj mend përmendësh. Është vendimi 150 i vitit 2017. I partisë Forca Rinia.
Juli Xhokaxhi: Është akt administrativ individual, e konsideron akt administrativ individual dhe nuk ka kompetencë gjykata Kushtetuese për ta shqyrtuar, por Gjykata Administrative.
Jordan Daci: Ka tre probleme. Nuk flitet për pajtueshmërinë e dekretit me Kushtetuetën siç pretendohet sot.
Alket Hyseni: Ke shkruajtur dhjetë faqe sot që nuk është akt administrativ,
Jordan Daci: do shkruaj dhe 15 të tjera sepse nuk është gjykatë, është Kolegji. Është vendim i Kolegjit, i cili nuk ka vendosur kalimin.
Alket Hyseni: Gjykata Kushtetuese ka deklaruar moskompetencë.
Jordan Daci: Pse ikën nga Vettingu ata tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese?
Alket Hyseni: Kjo nuk ka lidhje fare, kjo ka lidhje me ju. Kjo ka lidhje siç ikën ata duhet të ikin dhe liderët tuaj.
Jordan Daci: Unë nuk kam lider, ti je politik.
Alket Hyseni: Më politik se edhe vetë Lul Basha, por s’ka gjë është e drejta jote, demokraci është dhe të respektoj.
Jordan Daci: Nuk është e vërtetë.
Juli Xhokaxhi: Në këtë studio ka mbrojtur edhe akte që kanë të bëjnë me të majtën.
Jordan Daci: Unë kam mbrojtur edhe Ramën, edhe ju kur keni pasur të drejtë./abcnews.al