Zgjedhjet lokale, Rama mbledh në Durrës kryebashkiakët e drejtuesit e PS-së në qarqe

schedule11:54 - 4 Tetor, 2022

schedule 11:54 - 4 Tetor, 2022

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në qytetin e Durrësit kryebashkiakët dhe drejtuesit e Partisë Socialiste në qarqe. Mbledhja do të bëhet në datat 7-8 tetor dhe në fokus të bisedimeve do të jenë zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Kujtojmë se kreu i qeverisë u takua mëngjesin e së hënës jo formalisht edhe me presidentin Bajram Begaj. Në fokus të bisedës ishin zgjedhjet e kësaj pranvere. Tashmë pritet që kreu i shtetit të takohet edhe me krerët e Grupeve Parlamentare për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve lokale, 2023. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!