Presidenti Joe Biden ka paralajmëruar Rusinë se Shtetet e Bashkuara nuk do të frikësohen nga kërcënimet e pamatura pasi Vladimir Putin shpalli aneksimin e katër rajoneve të okupuara të Ukrainës, sipas BBC.
Presidenti Biden dënoi fjalët dhe kërcënimet e pamatura të homologut të tij rus, por shtoi se Putin nuk do t’i trembë.
“Amerika dhe aleatët e saj nuk do të frikësohen,” tha Biden.
Ai më pas iu drejtua drejtpërdrejt liderit rus, duke drejtuar gishtin në kamera dhe tha se “Amerika është plotësisht e përgatitur, me aleatët tanë të NATO-s, për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s”.
“Putin, mos e keqkuptoni atë që po them: çdo centimetër”.
/abcnews.al