Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dita e Alfabetit/ Rama uron shqiptarët: Nën hijeshinë e shkronjave jeton kujtesa e kombit tonë

schedule08:20 - 22 Nëntor, 2026

schedule 08:20 - 22 Nëntor, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke vënë në pah rëndësinë e shkronjave shqipe në ruajtjen e identitetit, historisë dhe kujtesës sonë kombëtare.

Përmes një postimi, Rama ka zgjedhur fjalë simbolike për të përshëndetur këtë ditë të veçantë për shqiptarët.

“Mirëmëngjesi, dhe në ditën e më të bukurave germa, nën hijeshinë e së cilave jeton kujtesa e kombit tonë dhe frymon e ardhmja, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan kryeministri, ndërsa ka publikuar interpretimin e disa prej vargjeve të poezisë së Naim Frashërit të titulluar “Gjuha Shqipe”.



Dita e Alfabetit përkujton Kongresin e Manastirit të vitit 1908, një ngjarje historike, e cila shënoi një moment vendimtar në njësimin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe në rrugëtimin e arsimit e kulturës kombëtare.

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe është më shumë se një përvjetor historik; ajo është një thirrje për ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës shqipe, një nga pasuritë më të çmuara të identitetit kombëtar. Çdo shqiptar, pavarësisht vendndodhjes, ftohet të përdorë gjuhën e tij me krenari, të mësojë dhe të transmetojë dijen dhe kulturën e gjuhës tek brezat e rinj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!