Rama u tërhoq nga rritja e çmimit të energjisë, Berisha: Nuk guxoi, “hëngri” presionin e PD-së

schedule12:24 - 30 Shtator, 2022

schedule 12:24 - 30 Shtator, 2022

Kreu i PD-së Sali Berisha komentoi sot në një konferencë me gazetarët vendimin e qeverisë për të shtyrë rritjen e fashës së energjisë elektrike për të gjithë ata që do të konsumonin mbi 800 KwH.

Berisha tha se Rama u tërhoq dhe se ai u dorëzua pasi iu bë presion. Ai tha se vendimi i tij për tu tërhequr nën presion do të thotë se vetëm presioni funksionon me këtë njeri.

“U dorëzua. Para jush kam dhënë një ultimatum po rrite çmimin e energjisë do presësh atë që meriton. Vendimi i tij për tu tërhequr nën presion do të thotë se vetëm presioni funksionon me këtë njeri. Bëri seku guxoi por u tërhoq u palos”, tha Berisha.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha u ndal gjatë në marrëdhënien e tij me diplomaten amerikane Yuri Kim dhe deklaratat e saj se nuk do të takohet me të në pozitat e kreut të PD. Berisha i kërkoi diplomates amerikane të respektojë votën.

Në fund një këshillë për diplomaten amerikane, të mos shprehet për Alibeajn si kryhetar i PD. Asnjë diplomat amerikan nuk ka vizituar selinë e PD, që nga koha që Gjykata e Tiranës i dha të drejtën e vulës grupit të rithemelimit të drejtuar nga Berisha.

Një ditë para hyrjes në fuqi qeveria është tërhequr nga vendimi për të shtrenjtuar energjinë elektrike për të gjitha ato familje që   konsumojnë më shumë se 800 kwh energji elektrike në muaj. Në një deklaratë për mediat kryeministri Edi Rama tha se janë dy arsyet e ndryshimit të vendimit, përmirësimi i nivelit të ujit  në Fierzë dhe ulja e konsumit në vend.

Qytetarët do të vijojnë ta  paguajnë energjinë elektrike me 9,5 lekë. Kryeministri Edi Rama ka deklaroi sot  se qeveria është tërhequr nga vendimi për të shtrenjtuar energjinë për të gjithë ata abonentë familjarë që shpenzonin më shumë se 800 kwh energji në muaj.

Ky vendim u miratua pak ditë më parë nga edhe nga Enti Rregullator i energjisë dhe parashikohej që duke nisur nga 1 tetori rreth 49 mijë familje që tejkalonin fashën 800 kwh në muaj do e paguanin energjinë  me 42 lekë  kwh.

Arsyet e ndryshimit të vendimit 1 ditë para hyrjes në fuqi janë përmirësimi i nivelit të ujit në kaskadën e Drinit por edhe ulja e konsumit në vend.

Kreu i qeverisë i bëri apel qytetarëve që të vijojnë të kursejnë energjinë elektrike pasi kriza ende nuk ka kaluar.

Pavarësisht këtij lajmi pozitiv për shumë familje që prekeshin nga shtrenjtimi, kryeministri nuk ka sqaruar nëse  rivendosja e fashave do të shtyhet për më vonë apo nuk do të aplikohet fare.

Tashmë KESH  i bën kërkesën OSHEE për anulim të vendimit  duke dhënë argumentet përkatëse ,kjo e fundit ia dorëzon Entit Rregullator për të ndryshuar vendimin e miratuar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!