Basha: Zgjedhjet u anuluan, largimi i Ramës i panegociueshëm

schedule11:00 - 9 Qershor, 2019

schedule 11:00 - 9 Qershor, 2019

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sot duke ironizuar fushatën e ndërmarrë nga PS-ja për zgjedhjet e 30 Qershorit. Kryedemokrati shkruan: “Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!”

Ndër të tjera Basha e vijon reagimin e tij si më poshtë: “Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anulluan!
Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm. #ShqiperiaSiEuropa ????”./abcnews.al