Këngëtari i njohur nga Kosova, Labinot Tahiri i ka dhuruar vetes një makinë luksoze. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Instagram. Labi ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet me mikun e tij, i cili e ka uruar për makinën.
“I’u priftë e mbara të gjithë qytetarëve me plot shëndet dhe të mirat e Zotit”, ka shkruar ai krahas fotos.
Kujtojmë që këtë sezon, Labi zhvilloi shumë koncerte dhe mbrëmje muzikore të shumta brenda dhe jashtë trojeve shqiptare./abcnews.al