Mes qindra e mijëra rezervistëve që janë thirrur për t’u angazhuar në luftën e Rusisë kundër Ukrainës ka edhe fermerë. Këtë e ka bërë të ditur presidenti Vladimir Putin gjatë fjalës së tij mbrëmjen e së martës.
Në një fjalim televiziv, Putin tha se familjet e punëtorëve të bujqësisë duhet të “mbështeten”, duke u bërë thirrje bosëve të bujqësisë që t’i kushtojnë “vëmendje të veçantë kësaj çështjeje”.
Rusia është eksportuesi më i madh në botë i grurit, ku vjeshta është një sezon i ngarkuar për fermerët, pasi ata mbjellin grurë dimëror për të korrat e vitit të ardhshëm dhe korrin soje dhe fara luledielli.
Mbjellja e grurit dimëror tashmë është vonuar ndjeshëm nga reshjet. /abcnews.al/