Kryeministri Edi Rama ju është përgjigjur gazetarëve menjëherë pas mbarimit të mbledhjes së kryesisë së PS, e cila është e para pas nisjes së sesionit të ri parlamentar.
I pyetur nga gazetarët për aksionin për sekuestrimin e ndërtimeve pa leje, ku të njëjtit biznesmen i sekuestrohen kate pa leje dhe nga ana tjetër i jepen tendera Rama tha se janë dy çështje krejtësisht të ndryshme.
Ndërkohë që sqaroi edhe njëherë se tek katet pa leje 3 janë mundësitë, ajo që ndërtuesi ta parablejë me çmimin e indeksuar në treg, t’ia dhurojë shtetit, ose t’i sekuestrohet dhe më pas të përdoret për strehim.
Rama: Mënyra të të kuptuarit të realitetit shtrembër, jo nga mungesa e zgjuarsisë as nga padija, por nga nevoja për të manipuluar një pjesë njerëzish që duna tu besojnë këtyre çudive. Në rast se një biznesmen a kompani mbi një leje drejtimi të bashkisë bën një shkelje dhe ndërton X metra katrorë për qëllim fitimi. Vendimi ynë është i qartë e i prerë: Nuk do ti gëzojë.
Do ti merren e do të konfiskohen për interes publik, do të parablehen nga ndërtuesi me vlerën e tregut plus gjobës ose do të dhurohen me vullnet të lirë e do të përdoren për interes publik.
Kjo do të thotë që nuk do të ketë ndërtues që do të kuturisët të ndërtojë një metër pa leje se do ti kushtojë sa frëngu pulën. Jemi një me dhjetë me kohën e mëparshme, kemi 10 fish më pak të tilla, por kjo nuk është arsye që ti luftojmë. nuk do të kenë mundësi të lajnë duart duke paguar llumin e që është në prokuroritë e rretheve, nisur me të Tiranën që s’ka kaluar vetingun e është mësuar të marrë para, nuk do të ketë më shans.
/Abcnews.al/