Presidenti amerikan Joe Biden është ka qenë sërish në qendër të vëmendjes komentin e tij të fundit për një miqësi që kishte me një vajzë 12-vjeçare kur ishte 30 vjeç.
Sipas Fox News, udhëheqësi demokrat të premten po mbante një fjalim në Shoqatën Kombëtare të Arsimit, sindikata më e madhe e mësuesve në vend, kur ai me sa duket njohu një grua në turmë dhe ndaloi komentet e tij mbi ndryshimin e klimës për ta vënë në dukje atë.
“Duhet të më përshëndesësh”, tha zoti Biden në mes të fjalës. “Ne kthehemi shumë prapa. Ajo ishte 12, unë 30. Por gjithsesi, kjo grua më ndihmoi të bëja shumë”, shtoi presidenti amerikan.
Biden: “She was 12 I was 30.”
D.C. Crowd: haahahahahaha
And Democrats call Republicans brainwashed?
pic.twitter.com/wB2EKHREg6— Charles R Downs (@TheCharlesDowns) September 23, 2022
Zoti Biden nuk tha se për çfarë po i referohej. Edhe pse sipas New York Post, audienca e mësuesve dhe anëtarëve të sindikatave qeshën dhe brohoritën me fjalët e Presidentit. /abcnews.al