Kryeministrja franceze Elisabeth Borne shtyu udhëtimin e saj të planifikuar për të enjten në Gjermani, ku do të pritej nga kancelari Olaf Scholz , i cili u diagnostikua pozitiv me Covid-19 sot.
Udhëtimi i Elizabeth Borne, i pari jashtë vendit që nga emërimi i saj, është ” anuluar dhe shtyrë për një datë të mëvonshme”, sipas Maison Matignon.
Të dy udhëheqësit do të diskutonin “axhendën dypalëshe, në funksion të Këshillit të Ministrave të ardhshëm Franko-Gjerman” të planifikuar në Francë në fund të tetorit dhe “përcjelljen e angazhimeve të përbashkëta në një kontekst evropian, veçanërisht për çështjen e bashkëpunimi energjetik”, sipas të njëjtit burim.
Ky udhëtim “do të ishte gjithashtu një mundësi për të riafirmuar mbështetjen e pandërprerë të Francës dhe Gjermanisë për Ukrainë. /abcnews.al