Drejtori i Arkivit të Shtetit Ardit Bido prezantoi dy projektet e rëndësishme në 70-vjetorin e institucionit. Godinën e re të vendruajtjes dhe muzeun arkivor.
Arkivi i Shtetit festoi 70-vjetorin mes mirënjohjes për çdo punonjës dhe kontribues ndër vite të prezantuar përmes një ekspozite fotografike në oborrin e arkivit.
Drejtori Ardit Bido në këtë jubile prezantoi dy projekte të mëdha, të këtij inarstitucioni, godinën e re të vendruajtjes me kushte bashkëkohore, e cila po ndërtohet në Shkozë, por ai nuk dha afate kohore se kur do jetë gati.
Projekti tjetër i rëndësishëm i prezantuar për të pranishmit në ceremoni ishte muzeu i Arkivit me qëllim që dokumentet dhe objektet e rëndësisë së veçantë të jenë të vizitueshme për vizitorët vendas dhe të huaj sipas Bidos.
Përgjatë një jave vizitorët patën mundësi të shihnin nga afër Kodikët e Beratit dhe fermanët që përbëjnë trashëgiminë më të vyer Kulturore Kombëtare dhe që shfaqen rrallë herë në publik. Si dhe njohjen nga afër me proceset e punës së restaurimit apo vendruajtjes të dokumenteve arkivore./ABC News Albania 24/7