40 mijë persona frekuentojnë llixhat e Elbasanit. Kërkojnë investime nga bashkia: Bizneset i paguajnë taksat!

schedule15:55 - 25 Shtator, 2022

schedule 15:55 - 25 Shtator, 2022

Nga Aldo Kozarja

Llixhat në Tregan të Elbasanit përgjatë gjithë vitit frekuentohen nga rreth 40 mijë persona, të cilët kanë probleme shëndetësore.

Ndonëse bizneset paguajnë taksa, investimet e pushtetit lokal janë zero. Qytetarët dhe pushuesit që zgjedhin këtë zonë për të marrë terapi kurative rrezikojnë jetën si pasojë e mungesës së trotuarve.

Thonë se në orët e pasdites shëtisin me frikën se mos aksidentohen nga mjete që qarkullojnë në zonë.

“Deri sa është vend turistik duhet ti ketë të tëra. Të verë dorë qeveria se ne paguajmë lekë. Me frikë është se në kalojmë këtu shtyjmë dhe kohën makinat kalojnë nga të katër anët.”

“Është e rrezikshme. Dëshiroja me gruan të bënim një xhiro deri tek kryqëzimi i rrugës që shkon për në Cërrik, gruaja më tha si do ecim se makinat vijnë nga prapa, I thashë do ecim përnjëherë. Shteti duhet që taksat që ju japin pronarët e këtyre llixhave ti investojë për ne. Do vijmë prapë vitin tjetër duam të shohim ndryshime.”

Llixhat frekuentohet nga persona të moshës së mesme dhe të tretë. Ata kanë nevojë dhe përkujdes mjekësor, por kjo nuk është e mundur.

Në këtë zonë jo vetëm që nuk ka një qendër shëndetësore, por nuk ka asnjë autoambulancë që duhet të qëndrojnë në gatishmëri.

“Prej 25 vjetesh vij këtu, ka shumë kosovarë shqiptarë, investimet janë pak.”

“Shteti s’ka financuar kurrë gjë, vetëm privatët dhe pak është.”

Një çift që vjen për herë të parë në llixha, ankohet për mungesën e parqeve dhe stolave.

“Mungojnë shumë s’ka vende me pushu. Dalim për të ecur lodhemi s’ka vende me pushu, ulemi në ndonjë kafe vetëm me pushu.”

Me apelin që pushteti lokal të heqë fokusin nga rrjetet sociale dhe të kthejë vëmendjen në zonat kurative, që janë atraksion që gjenerojnë të ardhura për Elbasanin nga Njësia Tregan Bashkia Elbasan, Aldo Kozarja. /abcnews.al/