Një shpërthim me tritol është dëgjuar mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Loni Dhamo” të Lushnjes. Mësohet se pronari i banesës është Berti Taullau.
Ky i fundit është larguar me familjen jashtë vendit prej disa muajsh që kur vëllait të tij Sajmir Taullaut i bënë atentat në Lushnje.
Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
/abcnews.al