Fermeri në Spille ankohet: Nuk kam përfituar mbështetje financiare

schedule16:51 - 24 Shtator, 2022

schedule 16:51 - 24 Shtator, 2022

Nga Aldo Kozarja

Besnik Elmadhi zotëron këtë sipërfaqe toke prej 2.5 dynymë, buzë detit në Spille. Prej mungesës së mbështetjes financiare nga skemat e rimbursimit, tregon se vitin e shkuar nuk mboll grurë, vetëm fasule, të cilat ja doli t’i shesë.

“Këtu nuk ka asnjëlloj subvencionimi, as në grurë, as në misër as në fasule. Kemi bërë aplikim për naftë para 7 muaj dhe atë se kam marrë. Vitin që shkoi nuk mbolla fare grurë, se del me humbje.”

Këtë vit qeveria vendosi të mbështesë fermerët që mbjellin grurë, por vetëm ata që kanë të paktën 1 hektar tokë. Besniku që nuk ka kaq shumë sipërfaqe përjashtohet dhe nga kjo skemë. Thotë se edhe po të kishte 1 ha tokë s’do kishte treg që të shesë grurin.

“Edhe të kesh një tokë më të madhe, ta zëmë se do mbjellësh 1 hektar do sigurosh 35 apo 40 kunjtalë. Do sigurosh bukën tënde, pjesën tjetër ku ta çosh, ta çosh me 300 apo 400 lekë kg? Kush ta merr, as nuk ka treg! Do mbjellim grurë sa për vete sa për të prodhuar bukën tonë.”

Fermerë si Besniku në këtë fshat të Kavajës kanë probleme dhe me vaditjen. Kanalet janë të bllokuara dhe rendimenti i prodhimeve bujqësore është i ulët.

“Po ra shi dhe mund të prodhojmë, po nuk ra nuk prodhojmë!” /abcnews.al/