Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj, në një lidhje direkte me “Radari Informativ” në ABC ka komentuar sulmet e fundit kibernetike që ka ndodhur në vend si dhe për gjendjen në të cilën ndodhen strukturat e policisë aktualisht.
Sipas tij, problemet me sigurinë kibernetike nisën që nga rasti i rrjedhjes së të dhënave para zgjedhjeve të 25 prillit dhe më pas situata u neglizhua nga vetë policia e shtetit në radhë të parë.
“Problem i patronazhistëve, që në atë kohë kanë nisur problemet me hakerat. Policia e shtetit e neglizhoi dhe ngeli në parametrat e rutinës që ka policia e shtetit dhe s’u shkoi mendja që mund të ndodhë diçka e tillë edhe në sistemet e policisë. Në policinë e shtetit është prishur zinxhiri i punës.”
Hajdarmataj thotë se gjëja më e keqe që ka ndodhur në Policinë e Shtetit është humbja e besimit në strukturën policore.
“Policia punon për parandalimin e aktivitetit kriminal. Është shkëputur, nuk jep askush informacion as nga qytetarët as nga policia e shtetit. Brenda policisë së shtetit është katastrofe puna apo besueshmëria mes tyre. Drejtori ka dhe një mbështetje të fortë politike sa njerëzit aty i duken miza.”
Ish-drejtori i policisë vlerëson se drejtuesi aktual Muhamet Rrumbullaku ka një mbështetje të lartë politike. Kurse, për Nanon, ai thotë se nuk ka pasur dorë të lirë për të vepruar siç ai do të donte.
“Rrumbullaku ka mbështetje të lartë politikë…Te emaili që Nanto ka çuar tregon si është situata katastrofë, nuk mendoj se është jashtë loje sepse është drejtor, këtë pyetje duhet t’ia bësh fillimisht vetes dhe pastaj të organizosh një strategji mbi këtë pyete. Nano s’ka pasur dorë të lirë dhe nuk ka mundur të veprojë siç ka dashur.”
Këshilla e Hajdarmatajt për Rrumbullakun ishte që të dëgjojë vartësit por edhe që të ndërtojë një grup këshilltarësh të mirfilltë për fusha të ndryshme.
“Ndryshimi i strategjisë…Unë mendoj që zoti Rrumbullaku ka përvojën e duhur. Një drejtues i mirë është i mirë nëse ka dëshirë të dëgjojë vartësit. Ka predispozicionin të dëgjojë vartësit, si Rrumbullaku apo çdo drejtor tjetër, duhet të ndërtojë një grup këshilltarësh të mirfilltë, për fusha të ndryshme. Këshilltarët t’i kërkojë edhe në jashtë fushës së policisë.” /abcnews.al/