Ndeshja e Manchester United kundër Leeds, e planifikuar fillimisht për 18 shtator, është shtyrë për shkak të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
Sipas iNews, ndeshja e Premier League mund të zhvillohet të martën ose të mërkurën dhe kjo nga ana tjetër është një shkelje e rëndë e traditës së futbollit evropian, shkruan abcnews.al.
Fakti është se UEFA zakonisht nuk lejon garat e brendshme në ditët kur zhvillohen ndeshjet e Champions League për të maksimizuar të ardhurat nga kompeticionet kryesore evropiane për klube.
Por Kupa e Botës dimërore tashmë ka mbingarkuar seriozisht kalendarin e futbollit, me shumë pak data të lira të mbetura, kështu që Djajtë e Kuq mund të marrin leje speciale për të luajtur ndeshjen kundër Leeds në natën e futbollit evropian. /abcnews.al/