Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Ishte duke pirë kafe, ekzekutohet me armë një person në Shkodër

schedule20:42 - 18 Shtator, 2022

schedule 20:42 - 18 Shtator, 2022

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme.

Një person është vrarë me armë zjarri ndërsa ndodhej brenda një lokali në Bulevardin “Bujar Bishanaku” i njohur ndryshe si rruga e gjerë.



Burime për Abc bëjnë me dije se viktima ka qenë duke pirë kafe, ndërsa është qëlluar me armë. Dyshohet se viktimë ka mbetur një djalë i ri rreth moshës 18-vjeç.

Ai është qëlluar me armë zjarri pistoletë, pas vrasjes autorët janë larguar me një motoçikletë.

Deri në këto momente nuk ka informacion mbi identitetin e viktimës dhe se kush është autori.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi rastin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!