Edhe në Kosovë është festuar këtë të martë Fiter Bajrami. Me këtë rast, krerët e shtetit kanë uruar qytetarët, ndërsa liderët fetarë të vendit kanë bërë thirrje për unitet.
Besimtarë të shumtë myslimanë falën mëngjesin e së martës namazin e Bajramit. Ceremonia kryesore e mbajtur në Prishtinë u zhvillua në xhaminë e madhe Sulltan Mehmet Fatih. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava bëri thirrje për unitet.
Më pas Bashkësinë Islame e vizituan krerë të shtetit, përfaqësues partish politike dhe të besimeve të tjera fetare në Kosovë.
Festa e Bajramit vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit besimtarët agjërojnë në shenjë sacrifice dhe falënderimi ndaj Zotit./ABC News Albania 24/7