Kush është “nuhatur” në Vlorë? FNSH prej dy ditësh kontrolle në qytet

schedule21:37 - 17 Shtator, 2022

schedule 21:37 - 17 Shtator, 2022

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme kontrolle të shumta në qytetin e Vlorës, në bashkëpunim me forcat Shqiponja dhe ato Operacionale.

Mësohet se aksioni është në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave të armatosur dhe të dyshuar, ndërsa nuk dihet nëse policia ka rënë në gjurmët e ndonjë personi të shpallur në kërkim. Kjo është dita e dytë që kryhen kontrolle në Vlorës, pasi edhe gjatë mbrëmjes së djeshme pati aksion në këtë qytet.

 

Aksioni është përqendruar në tre pika në rrugën transballknike, në rrugën e Kaninës (Bishti i Kalldremit) si dhe në rrugën mbi spital që të dërgon drejt fshatrave të lumit të Vlorës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!