Disa foto të rralla nga jeta e Mbretëreshës Elizabeth

schedule15:21 - 16 Shtator, 2022

schedule 15:21 - 16 Shtator, 2022

Janë publikuar disa fotografi të rralla nga jeta e monarkes më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar. Momentet e mrekullueshme nga etapat e rëndësishme të jetës së Mbretëreshës Elizabeth janë postuar në llogarinë zyrtare të familjes mbretërore britanike në Instagram, “Familja mbretërore”.

“”Fëmijët tanë dhe familja ime më kanë dhënë kaq shumë dashuri dhe ndihmë të pandarë gjatë gjithë këtyre viteve”

Familja për Mbretëreshën ishte një themel nga i cili ajo mori forcë dhe siguri gjatë gjithë jetës së saj.

Madhëria e saj u rrit në një familje të dashur me motrën e saj Margaret dhe prindërit e saj, Dukën dhe Dukeshën e Jorkut, më vonë Mbreti George VI dhe Mbretëresha Elizabeth. Në një letër të dërguar nga babai i princeshës së atëhershme Elizabeth me rastin e martesës së saj me Princin Philip, në vitin 1947, ai na jep një shije të jetës së tyre familjare.

“Të pashë të rriteshe gjithë këto vite me krenari nën drejtimin e nënës sate, e cila siç e dini është krijesa më e mrekullueshme në botë në sytë e mi dhe e di se si tani ju dhe Filipi do të na ndihmoni në punën tonë”.

Elizabeth ishte bashkëshortja e Princit Philip për më shumë se 60 vjet, deri në vdekjen e tij në 2021. Me rastin e përvjetorit të martesës së tyre, ajo dikur u shpreh: “Ai ka qenë forca ime gjatë gjithë këtyre viteve”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!