Zbulimi i një varri masiv të ushtarëve ukrainas dhe qindra civilëve të paidentifikuar në qytetin e Izium, i cili u rimor së fundmi nga forcat e armatosura të Ukrainës , ka shkaktuar bujë dhe tronditje.
Sipas zëdhënësit të Ukrainës për personat e zhdukur, Oleg Kotenko, rusët varrosën ushtarët ukrainas në një varr masiv në pyllin e qytetit që u kthye në pushtetin ukrainas 24 orë më parë .
Ai pohoi, duke cituar videot, se më shumë se 25 ushtarë u gjetën në varrin masiv që u zbulua, ndërsa në total janë 440 trupa.
Video tronditëse nga Associated Press kap tmerrin e varrit masiv me kryqe në vend të emrave që thjesht rendisin numra.
“ Këta kryqe janë njerëz që janë vrarë. Pastaj ata i varrosën këtu ,” tha Kotenko me banorët e Izium duke konfirmuar pretendimet e tij.
Pas zbulimit të varrit masiv , hapi tjetër do të jetë zhvarrosja e trupave dhe ekzaminimi i ADN-së së tyre për të identifikuar viktimat./abcnews.al/