Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Alarmët për avionët erdhën nga Rusia/ Hetimet: Kërcënimet me email nga një grup ultranacionalist rus

schedule16:46 - 7 Nëntor, 2026

schedule 16:46 - 7 Nëntor, 2026

Agjencitë europiane të inteligjencës dhe sigurisë kanë nisur një hetim ndërkufitar për të zbardhur origjinën e një vale kërcënimesh me bomba ndaj avionëve të pasagjerëve, e cila ka përfshirë dhjetëra fluturime në Europë gjatë kësaj jave.

Sipas gazetës britanike “Financial Times”, që citon zyrtarë të inteligjencës, Rusia është ndër pistat kryesore që po shqyrtohen nga hetuesit. Dyshimet lidhen me mundësinë që kërcënimet të jenë pjesë e një operacioni të koordinuar për të krijuar pasiguri, për të testuar reagimin e autoriteteve dhe për të cenuar funksionimin normal të infrastrukturës kritike europiane.

Kërcënimet janë dërguar përmes adresave anonime dhe nga zona të ndryshme gjeografike. Një prej llogarive është gjurmuar deri në Kolumbi, ndërsa mesazhet janë shkruar në gjuhët e vendeve ku janë dërguar.



Një prej rasteve që po shqyrtohet lidhet me aeroportin e Romës, ku një email pretendonte se vinte nga grupi ultranacionalist rus “Male State”, një lëvizje ekstremiste ruse e së djathtës radikale, me ideologji mizogjene, homofobe dhe antifeministe.

Kërcënimet kanë përfshirë fluturime në Francë, Itali, Bullgari, Çeki, Spanjë, Poloni, Rumani, Austri, Danimarkë, Finlandë, Belgjikë, Irlandë dhe Britani.

Disa avionë janë devijuar drejt aeroporteve alternative, ndërsa të tjerë janë shoqëruar nga avionë luftarakë. Deri më tani, në asnjë prej kontrolleve të raportuara nuk janë gjetur eksplozivë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!