Kush janë dy nga shqiptarët e arratisur në Greqi (Foto)

schedule10:07 - 3 Qershor, 2019

schedule 10:07 - 3 Qershor, 2019

Mediat greke kanë bërë publike identitetin e dy prej 4 shqiptarëve që u arratisën mëngjesin e së hënës nga një komisariat në Athinë. Ata janë Endrit Bacaj dhe Alesio Xhelo. Ende nuk është bërë publik emri i dy të arratisurve të tjerë, njëri prej të cilëve arriti të kapej nga autoritetet në kryeqytetin grek rreth orës 7:30.

Endrit Bacaj
Alesio Xhelo

Shqiptarët u arratisën nga qelia e izolimit, pasi neutralizuan policët e shërbimit. Ata po mbaheshin në pritje të gjykimit për vjedhje, sipas informacioneve të para.

Njëri prej tyre u shtir sikur ishte sëmurë dhe ra për tokë. Kur një polic hyri në qeli që të shihte çfarë ka ndodhur, ata e neutralizuan nën kërcënimin e një sendi të mprehtë që nuk dihet se si ra në duart e tyre.

Pastaj zbritën në hyrje të godinës, ku u përballën me një police që ishte roje, të cilën gjithashtu e neutralizuan. Sipas një informacioni, ata u morën dy policëve armët dhe telefonat celularë dhe arritën të largoheshin nga komisariati.

Policia kaloi menjëherë në alarm dhe pas një ore u bë i mundur arrestimi i njërit prej tyre. Ndërkohë është në vazhdim operacioni për gjetjen dhe arrestimin edhe të tre të tjerëve./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!