Von der Leyen: Solidariteti i Europës ndaj Ukrainës do të mbetet i palëkundur

schedule09:56 - 14 Shtator, 2022

schedule 09:56 - 14 Shtator, 2022

Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë kanë një ndikim të vërtetë dhe nuk do të hiqen,  tha të mërkurën presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, duke theksuar se solidariteti i Bashkimit Europian me Ukrainën do të ishte “i palëkundur”, sipas The Guardian.

Me zonjën e parë ukrainase Olena Zelenska të ftuar nderi teksa mbajti fjalimin e saj vjetor për situanën në union, von der Leyen i tha Parlamentit Europian në Strasburg:

“Ky Parlament nuk ka debatuar kurrë më parë për gjendjen e Bashkimit Europian”. “Dhe unë jam këtu me bindjen se me guxim dhe solidaritet, Putini do të dështojë dhe Europa do të fitojë,” tha von der Leyen, duke shtuar: “Solidariteti i Europës me Ukrainën do të mbetet i palëkundur”.

Reuters raporton se shumë ligjvënës dhe komisionerë të BE-së kishin veshur ngjyrat blu dhe të verdha të Ukrainës.

Në një kohë kur Ukraina po punon për të marrë në kontroll territoret e saj në një kundërofensivë të shpejtë, von der Leyen tha se nuk ishte koha që blloku të zbuste qëndrimin e tij.

“Kjo është koha që ne të tregojmë vendosmëri,” tha ajo. “Ne jemi në të për një kohë të gjatë.”

/abcnews.al