Rreth 53,300 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit, sipas një deklaratë të ushtrisë së Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja.
Në përditësimin e saj për humbjet e deritanishme të Moskës, ushtria ukrainase tregon se janë rrëzuar gjithashtu 244 avionë luftarakë, 213 helikopterë dhe 904 dronë.
Lajmi është bërë i ditur nga Ukrinform. Për më tepër, forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 2,175 tanke ruse, 1,279 sisteme artilerie, 4,662 automjete të blinduara, 15 anije dhe 233 raketa kalibr.
/abcnews.al