Nga Andrei Tapalaga, History of Yesterday
Në 1930 kur përfundoi ndërtesa e Empire State Building, mbi një duzinë njerëz tentuan të vetëvriteshin duke u hedhur nga ndërtesa. I njohur si një nga rrokaqiejt më të lartë në botë, Empire State Building është i lartë 320 metra.
Një person me fat arriti t’i mbijetojë një tentative vetëvrasjeje. Elvita Adams është personi i vetëm që u hodh nga një lartësi kaq e madhe dhe mbijetoi për të treguar ngjarjen.
Ngjarja ndodhi më 2 dhjetor 1979. Në atë kohë Elvita Adams ishte vetëm 29 vjeçe dhe po luftonte për të jetuar në New York City. Disa muaj më parë ajo humbi punën dhe vetëm me 100 dollarë. Kjo nuk mjaftonte për të paguar qiranë e saj dhe pronari i saj e kërcënonte vazhdimisht se do ta nxirrte në rrugë.
Në prag të dëshpërimit dhe e shtyrë nga depresioni, Adams e gjeti veten të shtrirë në parvazin e katit të 85- të të Empire State Building. Kati i 86-të njihet si streha e vëzhgimit ku shumica e turistëve shkojnë për të parë Nju Jorkun.
Për shkak të tentativave të mëparshme për vetëvrasje, kati i 86-të ishte i rrethuar nga një gardh me thumba hekuri. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës rreth orës 20:00. Adams arriti në katin e 86-të dhe u hodh.
Në një artikull të botuar nga Times më 3 dhjetor 1979, një zëdhënës tha se zakonisht ka katër roje që ruanin katin e 86-të . Askush nuk ishte aty për të ndaluar atë.
Mrekulli apo fat?
Një roje i quajtur George Reice e gjeti Adamsin të shtrirë në parvazin e katit të 85-të të ndërtesës. Në dëshminë e tij ai ka përmendur se rreth orës 20:15 ka dëgjuar thirrje për ndihmë nga kati i 85-të.
Ajo që ndodhi është se Adams u hodh dhe ra në një parvaz rreth 20 metra më poshtë. Pasi Geroge Reice e ndihmoi atë, një ambulancë e çoi Adams në spitalin Bellevue. Ajo shpëtoi vetëm me një legen të thyer dhe një traumë të madhe. Adams nuk ishte në gjendje të kuptonte se çfarë e shpëtoi atë, dhe askush tjetër atë natë, raporton abcnews.al.
Autoritetet fillimisht spekuluan se dikush e hodhi poshtë, por ajo siguroi policinë se kishte tentuar të vetëvritej. I njëjti artikull nga Times përmendi gjithashtu se autoritetet nga Empire State Building thanë se era mund të ketë shpëtuar gruan.
Në atë lartësi të madhe, erërat mund të kenë qënë shumë të fuqishme, aq të fuqishme sa do të kishin aftësinë të ndryshonin rrjedhën e një personi që bie. Ekspertët thonë se në atë lartësi erërat mund të arrijnë shpejtësinë 110 milje në orë.
Nuk dihet shumë për Elvita Adams pas tentativës për vetëvrasje, disa thonë se ajo u bë një aktore humori në Nju Jork. Sido që të jetë, kjo është padyshim një thirrje se jeta ka shumë për të na ofruar dhe në kohë të vështira financiarisht.
/abcnews.al