Zanetti: Empoli ndryshe me Bajramin në fushë, sikur ta kisha pasur që në fillim

schedule19:19 - 11 Shtator, 2022

schedule 19:19 - 11 Shtator, 2022

Trajneri i Empolit, Paolo Zanetti, ka folur në prag të ndeshjes me Romën dhe në fokus ishte mesfushori i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami.

“Do të kisha dashur ta kisha pasur në fillim Bajramin e sotëm. Ai ka aftësi të mëdha, tani e vlerësoj që po bën gjithçka për t’u rikthyer në futbollistin që është.

Në Salerno ishte shumë i lëvizshëm, i rrezikshëm, skuadra e ngriti nivelin kur ai hyri më fushë.

Stafeta do të jetë e domosdoshme me kalimin e kohës, por nuk është e sigurt që nuk mund të luajë bashkë me Pjacën. Dua që skuadra të ketë shumë konkurrencë në fazën sulmuese”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!