Anëtarët e Komisionit të Reformës Territoriale dhe ekspertët e PD kanë bërë sot prezantimim e draftit të Reformës Territoriale në Grupin Parlamentar të PD, ku kanë marrë pjesë vetëm deputetët që nuk janë rreshtuar krah Berishës.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije për gazetarin e Abc, Juxhin Mustafaraj se është propozuar një draft me 92 bashki dhe 6 Rajone.
Sipas diskutimeve mësohet se disa nga bashkitë që shtohen janë si më poshtë:
Bashkia Sukth
Bashkia Fushë-Krujë
Bashkia Farkë
Bashkia Ndroq
Paskuqani i bashkohet Bashkisë Tiranë dhe Zallherri i bashkohet Bashkisë Kamëz
Bashkia Maqellar, Kastriot dhe Lurë në qarkun Dibër
Bashkia Shpirag në qarkun Berat
Bashkia Dukagjin dhe Velipojë në Qarkun Shkodër
Bashkia Shpat dhe Bashkia Bardashesh në qarkun Elbasan
Bashkitë Milot, Orosh, Zadrimë dhe Bregu i Matës në qarkun Lezhë
Bashkitë Levan, Dushk, Ardenicë dhe Fratër në qarkun Fier
Bashkitë Shishtavec dhe Bicaj në qarkun Kukës
Bashkitë Leskovik, Voskopoj, Drenovë, Pojani dhe Stravë në qarkun Korçë
Bashkitë Orikum, Ksamil, Novosel dhe Kote në qarkun Vlorë.
Mësohet se deputetët kanë bërë disa propozime shtesë dhe sugjerime për ndryshime të cilat pasi të rishikohen nga ekspertët, secili prej deputetëve deri javën e ardhshme do të finalizojnë draftin që do t’i propozojë zyrtarisht Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.
Ndërkohë që nga 12 qarqe Grupi Parlamentar i PD propozon rigrupimin në 6 Rajone, që përmbledhin Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë.
Deputetët do të vijojnë diskutimet edhe gjatë kësaj jave dhe pritet që drafti final të miratohet nga Grupi Parlamentar të martën e javës së ardhshme, për të kaluar më pas në diskutimet publike dhe politike deri në 30 Shtator.
/Abcnews.al/