Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Chelsea mendon për të ardhmen, gati rinovimi me një tjetër lojtar

schedule17:45 - 6 Shtator, 2022

schedule 17:45 - 6 Shtator, 2022

Merkatoje tashmë është mbyllur, teksa skuadrat do të përqendrohen tashmë te ndeshjet në kampionat apo dhe në garat europiane ku marrin pjesë, për të bërë të mundur edhe arritjen e objektivave.

Me ardhjen e presidentit të ri Todd bohely, Chelsea bëri transferime të kushtueshme, ndërsa blutë e Londrës nuk do të ndalen këtu, teksa drejtuesit tashmë kanë hedhur sytë të elementët e rinj të cilët shikohen si të rëndësishëm për të ardhmen.

I tillë ishte rasti i rinovimit të Armando Brojës, me sulmesin shqiptar që rinovoi kontratën me Chelsea për 5 vitet e ardhshme.



Njësoj do të veprohet edhe me talentin tjetër, Mason Mount. Bisedimet midis klubit dhe lojtarit kanë nisur dhe marrëveshja pritet të mbyllet së shpejti për tu konkretizuar çdo gjë me sukses.

Mesfushori është shumë i rëndësishëm për Chelsea që prej rikthimit të tij te blutë e Londrës dhe në këto kushte pritet rinovimi i tij. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!