Një pensionist ukrainas ka qëlluar një avion rus Su-34 me pushkë, duke e rrëzuar në tokë, duke u nderuar me medalje nga Ukraina.
Vlera e avionit ishte 74 milion paund.
Shërbimi Kufitar Shtetëror e nderoi pensionistin dhe përshëndeti ‘heroizmin’ e tij duke i dhënë një medalje.
Pamjet e shpërndara nga agjencia tregojnë Fedorovych duke ecur me një pushkë të vendosur mbi supe nëpër qytetin e shkatërruar kryesisht nga bombardimet ruse. Ai mori disa nga mbeturinat e avionit të rrëzuar dhe po i mban ato në garazhin e tij.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur në Kharkiv, në lindje të Ukrainës, ku po zhvillohen luftime të ashpra.
/abcnews.al