Shqiptari u kap me 42 kg kokainë, italianët: Është vetëm “maja e ajsbergut”, grupi i tij transporton qindra kilogram

schedule18:22 - 5 Shtator, 2022

schedule 18:22 - 5 Shtator, 2022

Një 33-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane më 3 shtator, pasi iu gjet dhe sekuestrua mbi 40 kilogram kokainë e pastër.

Gjyqtarja hetuese e Gjykatës së Ankonës Sonia Piermartini vërtetoi sot arrestimin e trafikantit të dyshuar ndërkombëtar të zbuluar nga policia e Normës, shkruajnë mediet italiane.

33-vjeçari shqiptar është pa precedentë të mëparshëm penalë, por pas tij dyshohet se mund të ketë një organizatë shumë më të madhe dhe më të rrënjosur në Marche, shkruan abcnews.al.

I arrestuari, i mbrojtur nga një avokat i barit në Rimini, Massimiliano Orrù, ndodhet në burg në Montacuto që nga e premtja.

Policia e ndaloi atë teksa ngiste një Golf Volkswagen, në via Albertini, në zonën Baraccola të Ankonës, ku gjatë kontrollit të makinës gjeti 1 kilogram kokainë.

Në një apartament që 33-vjeçari kishte marrë me qira për tre muaj, po në Baraccola, karabinierët gjetën 41 kilogramë të tjera kokainë.

Lexo edhe: Për kë ishte? 33-vjeçari shqiptar kapet me 40 kg “të bardhë” në Itali: Droga me vlerë 10 mln euro

Në shtëpi kishte edhe një pistoletë të mbushur, disa fishekë dhe disa qindra euro cash.

Përballë gjyqtarit hetues shqiptari ka zgjedhur të heshtë.

I dyshuari për trafik droge vinte herë pas here në Itali, nga Shqipëria, me një vizë turistike tre mujore.

Me profesion tregtar makinash, ai kishte një banesë edhe në Civitanova Marche, ku kishte vendbanimin, por apartamentin e kishte “të pastër”.

Shtëpia e Baraccola-s, nga ana tjetër, ishte një lloj magazine ku mbahej droga, një pikë mbështetjeje përpara se të merrte drejtime të tjera, shkruan abcnews.al.

Shqiptari kërkohej nga Guardia di Finanza e Breshias.

Kokaina e pastës do të sillte një fitim prej 10 milionë eurosh.

Dyshimi është se 42 kilogramët e gjetur në Ankona janë vetëm një pjesë e vogël e një raundi të madh pluhuri të bardhë mes Italisë dhe Shqipërisë./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!