Çela: Kastrioti më i kompletuar sivjet, kishim edhe fat ndaj Kukësit

schedule19:44 - 3 Shtator, 2022

schedule 19:44 - 3 Shtator, 2022

Kastrioti mori fitoren e parë kundër Kukësit dhe pas ndeshjes trajneri Emiljano Çela deklaroi: “Jam shumë i lumtur sepse vinim pas dy ndeshjeve që na ndikuan, sepse mungesa e pikëve ndikon dhe ndeshja me Erzenin ishte shumë e mirë. Ekipi ishte në ekuilibër luajtëm mirë, pavarësisht se nuk fituam, Në fund janë pikët ato që sjellin qetësi”.

“Punuam për vazhdimësinë me lojtarët kjo javë është për t’u marrë shembull, në këtë ndeshje kisha shpresë shumë të madhe për fitore. Këta çuna kanë bërë një stërvitje të jashtëzakonshme ndaj javës, kishim dhe fat sepse dhe ai duhet në futboll”.

“Qëndrova te Kastrioti sepse kam nevojë të përmirësohem më shumë në këtë zanat të ri dhe jam në proces. Kemi bërë disa afrime shumë të goditura. Është e vështirë të përsërisim rezultatet e vjetshme, por do të kërkojmë të kemi sa më shumë vazhdimësi.. Mendoj qe grupi këtë vit është më i kompletuar”. / abcnews.al