Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Vrasja në Shkodër, policia del me informacion zyrtar: Autori ende i paidentifikuar

schedule15:35 - 2 Shtator, 2022

schedule 15:35 - 2 Shtator, 2022

Policia ka dalë me informacion zyrtar për atentatin në Shkdër, ku mbeti i vrarë Ismet Ωekorja. 57-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Lexo edhe: Sot e ekzekutuan me armë zjarri, 4 ditë më parë viktima doli në mbrojtje të të birit, çfarë thoshte për policinë e Shkodrës

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje



Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Në lagjen “Guerrile”, në Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Ç., 57 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje, për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet, me pika kontrolli në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!