Kompania ajrore gjermane Lufthansa njoftoi sot anulimin e pothuajse të gjitha fluturimeve të saj drejt dhe nga aeroportet kryesore të Frankfurtit dhe Mynihut të premten, për shkak të një greve pilotësh.
Kompania më e madhe e Europës do të anulojë 800 fluturime deri më 2 shtator për shkak të grevës së shpallur mbrëmë pas negociatave mbi rritjen e pagave, sipas një deklarate, e cila tha se 130,000 pasagjerë u prekën.
Greva, e cila ka të bëjë me kompanitë e Lufthansa por jo me Eurowings, pritet të zgjasë deri të shtunën.
“Negociatat e reja kanë dështuar,” njoftoi brenda natës sindikata Vereinigung Cockpit, e cila kërkon rritje pagash prej 5.5%. Lufthansa tha se nuk arrin t’i kuptojë arsyet e grevës pas një vere të vështirë për sektorin e linjave ajrore për shkak të mungesës së stafit të aeroportit.
Lufthansa punëson rreth 5,500 pilotë në transportin e pasagjerëve dhe mallrave. Vereinigung Cockpit është e vetmja sindikatë që i përfaqëson ato. Punonjësit do të marrin një rritje prej 200 euro në muaj dhe më pas një shtesë prej 2.5% në fillim të vitit 2023 dhe 2.5% në korrik 2023.
/abcnews.al