Kompania ajrore Lufthansa ka thënë se 20 mijë fluturime të shkurtra do të anulohen këtë verë, për shkak të rritjes së kostove të karburantit të avionëve.
Shumica e anulimeve vijnë nga mbyllja e flotës së saj CityLine, e cila rezulton në humbje, teksa 27 avionët e saj do të ulen përgjithmonë.
Shumica e linjave ajrore po përballen me kosto të larta, ndërsa furnizimet me naftë në Lindjen e Mesme mbeten kryesisht të ndërprera për shkak të bllokimit të Ngushticës së Hormuzit.
Konsumatorët gjithashtu po e ndiejnë vështirësinë me çmimet e biletave që fillojnë të tregojnë rritje të ndjeshme.
Lufthansa tha se 20,000 fluturimet e anuluara do të kursejnë 40,000 ton karburant për avionë gjatë periudhës deri në tetor – duke shtuar se anulimet përfaqësonin vetëm 1% të “kilometrave të vendeve të disponueshme”.
Kompania tha se po konsolidon rrjetin e saj evropian dhe se rrugët jofitimprurëse nga qendrat e saj në Frankfurt dhe Mynih po vazhdonjnë, ndërsa rrugët ekzistuese nga Cyrihu, Brukseli dhe Vjena po zgjerohen.
Lufthansa tha se pasagjerët do të jenë ende në gjendje të hyjnë në rrjetin e saj global të rrugëve dhe lidhjet me distanca të gjata.
Kapaciteti i fluturimeve të gjata të Lufthansa do të zvogëlohet disi në fund të verës gjithashtu kur ajo do të humbasë gjashtë aeroplanë ndërkontinentalë, që do të lihen përgjithmonë në tokë./abcnews.al


