Marçelino Preka është zyrtarizuar edhe nga Partizani, pas njoftimit që kishte bërë më parë Bylisi. Qendërmbrojtësit thuhet se është blerë për 60 mijë euro.
Klubi i kuq ndërkohë bën me dije se me shkodranin është nënshkruar një marrëveshje 4-vjeçare, me opsion zgjatjen edhe për një vit tjetër.
“FK Partizani njofton arritjen e transferimit të lojtarit Marçelino Preka. Mbrojtësi i talentuar 19 vjeçar bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës pozitive me ekipin e Bylis.
Preka i cili është njëkohësisht kontigjent i ekipit tonë përfaqësues U-21 do të jetë pjesë e të kuqve për 4 sezonet e ardhshme me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit”, njofton Partizani. / abcnews.al
Foto: Partizani.al